Ditën e hënë do të nisë edhe testi i anti-genit, i cili përcakton në vetëm 30 minuta nëse një person është i infektuar ose jo me ko ronavirus.
Kopshtet, shtëpitë e të moshuarve dhe burgjet pritet të jenë vendet e para nga mund të nisë aplikimi i këtyre testeve, por kjo mund të ndodhë nëse epidemiologët dyshojnë për shpërthim të koronavirusit.
Mjeku mikrobiolog Shpëtim Qyra shpjegon në Abc News se kur duhet kryer ky test për të marrë rezultat të saktë.
“Supozohet që individi të jetë me viremi pra virusi të jetë në shtim. Çka do të thotë se këtu është shkalla më e lartë e sigurisë kur i kanë filluar shenjat klinike”, thotë mjeku.
Faza e dytë e aplikimit do të nisë në 20 dhjetor, ku testi i anti0genit do të shpërndahet dhe në disa qendra shëndetësore në kryeqytet, ku qytetarët mund ta kryejnë në disa pika që do të përcaktohen nga Ministria e Shëndetësisë.
“Testi do të kryhet pranë qendrave shëndetësore në një ambient më vete dhe do të shkojnë pacientët që do të rekomandohen nga mjeku i familjes. Përgjigja brenda 30 minutave”, shpjegon mjeku.
Ndërkohë prej datës 20 dhjetor këto teste do të vihen në dispozicion edhe të spitaleve rajonale, kur do të përdoren në rastet e urgjencavetë dyshuara për COVID.