• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Lifestyle

Të gjitha vitaminat dhe mineralet- Ja ushqimet më të mira ku mund ti gjeni

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Lifestyle
0
Të gjitha vitaminat dhe mineralet- Ja ushqimet më të mira ku mund ti gjeni
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Vitaminat dhe mineralet janë thelbësore për shëndetin e njeriut aq sa uji dhe ajri.

Vitaminat janë substanca organike me bazë shtazore ose bimore.

Të gjitha vitaminat përveç asaj D nuk sintetizohen nga organizmi, që do të thotë se duhen marrë nëpërmjet ushqimit.

Sipas të dhënave, vitaminat ndahen në dy kategori: të tretshme në ujë dhe të tretshme në yndyrë.

Trupi nxjerr jashtë vitaminat që nuk i përthith dot.

Vitaminat që treten në yndyrë ruhen në mëlçi dhe në inde si depozita.

Vitaminat që treten në ujë janë: B-1, B-2, B-3, B-5, B-6, B-7, B-9,  B-12, dhe C.

Vitaminat që treten në yndyrë janë: A, D, E, dhe K.

Mineralet ndahen në dy grupe: me përqendrim të lartë dhe me përqëndrim të ulët.

Burimet E Vitaminave Që Treten Në Ujë

Vitamina B1 gjendet tek shalqini, kungulli i verdhë dhe qumështi i sojës.

Vitamina B2 gjendet tek qumështi, kosi, djathi dhe drithërat.

Vitamina B3 gjendet tek mishi, shpendët, peshku, drithërat, kërpudhat dhe patatet.

Vitamina B5 gjendet tek mishi i pulës, drithërat e plota, brokoli, avokado dhe kërpudhat.

Vitamina B6 gjendet tek legumet, bananet, mishi, shpendët dhe peshqit.

Vitamina B7 gjendet tek drithërat e plota, vezët dhe peshku.

Vitamina B9 gjendet tek drithërat e plota, shpargu, spinaqi, legumet, brokoli dhe lëngu i portokallit.

Vitamina B12 gjendet tek djathi, qumështi, mishi, shpendët dhe peshku.

Vitaminën C e gjejmë tek agrumet si portokalle, mandarina, limonë si edhe te patatet, brokoli, specat, spinaqi, luleshtrydhet, domatet dhe lakrat e vogla.

Burimet Ushqimore Të Vitaminave Që Treten Në Yndyrë

Vitamina A gjendet tek mishi i viçit, mëlçia e tij, peshku, karkalecat e detit, patatet e ëmbla, karrotat, kungulli, spinaqi dhe mango.

Vitamina D gjendet tek qumështi, drithërat dhe peshqit me yndyrë.

Vitamina E gjendet tek vajrat vegjetalë, barishtet, drithërat e plota dhe arrorët.

Vitamina K gjendet tek lakra, vezët, qumështi, spinaqi dhe brokoli.

Burimet Ushqimore Të Mineraleve Me Përqendrim Të Lartë

Sipas informacioneve, kalçiumi gjendet tek kosi, qumështi, salmoni dhe barishtet.

Magnezi gjendet tek spinaqi, brokoli, bishtajoret, farat dhe buka me drithëra të plotë.

Kaliumi gjendet tek mishi, qumështi, frutat, perimet, drithërat dhe bishtajoret.

Sodiumi gjendet tek kripa dhe perimet.

Burimet Ushqimore Të Mineraleve Me Përqendrim Të Ulët

Kromi gjendet tek mishi, shpendët, peshku, arrorët dhe djathi.

Bakri gjendet tek gocat e detit, arrorët, farat, drithërat e plota, fasulet dhe kumbullat e thata.

Te dhënat tregojnë se jodi gjendet tek mishi i kuq, mishi i shpendëve, frutat, vezët, perimet e gjelbra.

Mangani gjendet tek arrorët, drithërat e plota, çaji dhe bishtajoret.

Seleniumi gjendet tek të brendshmet e viçit, frutat e detit dhe arrat.

Burimet ushqimore të zinkut janë mishi, gocat e detit, bishtajoret dhe drithërat e plota./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine

Pas

“Nuk paguajnë dot ujin dhe dritat” Meta ngre alarmin: Biznesi i vogël i rënduar nga taksat e larta

Para

“U porosit nga Tirana” Balla flet për shkatërrimin e selisë së PS: Nuk është vepër e shkodranëve, ja kush janë autorët

Para
“U porosit nga Tirana” Balla flet për shkatërrimin e selisë së PS: Nuk është vepër e shkodranëve, ja kush janë autorët

“U porosit nga Tirana” Balla flet për shkatërrimin e selisë së PS: Nuk është vepër e shkodranëve, ja kush janë autorët

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

CEEMAN sjell në Shqipëri eventin ndërkombëtar të arsimit: Roli i shkollave të biznesit në një rend të ri botëror

CEEMAN sjell në Shqipëri eventin ndërkombëtar të arsimit: Roli i shkollave të biznesit në një rend të ri botëror

nga Fast News
13:27 | 24/09/2025
0

Elon Musk parashikon krizën e ardhshme globale

Elon Musk parashikon krizën e ardhshme globale

nga Fast News
09:30 | 24/09/2025
0

Shqipëria, qendër e industrisë ushtarake në rajon/ Cilat do të jenë investimet në mbrojtje gjatë 4 viteve të ardhshëm?

Shqipëria, qendër e industrisë ushtarake në rajon/ Cilat do të jenë investimet në mbrojtje gjatë 4 viteve të ardhshëm?

nga Fast News
09:00 | 24/09/2025
0

Zbulim rekord në portin e Londrës, 72 milionë paund kokainë brenda dy gjeneratorëve

Zbulim rekord në portin e Londrës, 72 milionë paund kokainë brenda dy gjeneratorëve

nga Fast News
08:30 | 24/09/2025
0

Recent News

CEEMAN sjell në Shqipëri eventin ndërkombëtar të arsimit: Roli i shkollave të biznesit në një rend të ri botëror

CEEMAN sjell në Shqipëri eventin ndërkombëtar të arsimit: Roli i shkollave të biznesit në një rend të ri botëror

13:27 | 24/09/2025
Elon Musk parashikon krizën e ardhshme globale

Elon Musk parashikon krizën e ardhshme globale

09:30 | 24/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar