• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Të dënuar më parë/ Kapen në makinë me b.omba me telekomandë, arrestohen 2 të rinjtë e rrezikshëm (EMRAT)

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
Të dënuar më parë/ Kapen në makinë me b.omba me telekomandë, arrestohen 2 të rinjtë e rrezikshëm (EMRAT)
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Dy persona janë arrestuar nga ana e Policisë së Lezhës, pasi po tentonin që të trafikonin dy bomba me telekomandë drejt Malit të Zi. Policia ka vënë në pranga shtetasit Mariglen Gruda dhe Erol Çiçi, banues në Durrës (të dënuar me parë). Këta shtetas u kapën në flagrancë në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Shëngjinit”, në hyrje të qytetit të Lezhës.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Distanca”. Operacioni i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në  bashkëpunim me shërbimet policore në DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë.

Goditet një tjetër tentativë e prodhimit dhe trafikimit të bombave me telekomandë për shpërthim në distancë. Kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas që tentonin të trafikonin dyshohet drejt Malin e Zi, dy bomba me telekomandë.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë, pas një hetimi proaktiv njëmujor, bënë të mundur parandalimin dhe goditjen e një tjetër rasti të tentativës për prodhim dhe trafikim të bombave me telekomandë për shpërthim në distancë.

Në kuadër të hetimit u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Distanca”, si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: E. Ç., 33 vjeç dhe M. G., 30 vjeç, banues në Durrës (të dënuar me parë). Këta shtetas u kapën në flagrancë në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Shëngjinit”, në hyrje të qytetit të Lezhës.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në çantën e shtetasit M. G. janë gjetur dy bomba me mekanizëm shpërthimi në distancë nëpërmjet aparatit telefonik celular, ku njëra ishte me lëndë të dyshuar plasëse e llojit tritol dhe tjetra me lëndë të dyshuar si plasëse e llojit dinamit, të cilat dyshohet se do t’i trafikonin në drejtim të Malit të Zi.

Strukturat hetimore të DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po vijojnë veprimet hetimore për identifikimin e  personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse, helmuese dhe radioaktive” kryer në bashkëpunim.

Pas

Zbulohet foleja e pr.ostitucionit në Tiranë/ Shpallet në kërkim pronari, ja si i rekrutonin vajzat

Para

Prej 5 ditësh në intubim/ Ishte prekur nga virusi, ndërron jetë efektivi i Policisë Rrugore

Para
Prej 5 ditësh në intubim/ Ishte prekur nga virusi, ndërron jetë efektivi i Policisë Rrugore

Prej 5 ditësh në intubim/ Ishte prekur nga virusi, ndërron jetë efektivi i Policisë Rrugore

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Pagesat elektronike, BSH kërkon më shumë përpjekje nga bankat

Pagesat elektronike, BSH kërkon më shumë përpjekje nga bankat

nga Fast News
14:27 | 22/09/2025
0

Rama prezanton platforma e re për Start Up, do të lidhet me e-Albania nëpërmjet IA

Rama prezanton platforma e re për Start Up, do të lidhet me e-Albania nëpërmjet IA

nga Fast News
14:16 | 22/09/2025
0

Çfarë bleu Shqipëria më shumë këtë verë? Ndikimi i turizmit, nga bizhuteritë tek infrastruktura dhe mallrat ushqimore

Çfarë bleu Shqipëria më shumë këtë verë? Ndikimi i turizmit, nga bizhuteritë tek infrastruktura dhe mallrat ushqimore

nga Fast News
14:13 | 22/09/2025
0

Nën Alpe me tren, drejt fundit hapja e tunelit më të gjatë hekurudhor në botë

Nën Alpe me tren, drejt fundit hapja e tunelit më të gjatë hekurudhor në botë

nga Fast News
14:09 | 22/09/2025
0

Recent News

Pagesat elektronike, BSH kërkon më shumë përpjekje nga bankat

Pagesat elektronike, BSH kërkon më shumë përpjekje nga bankat

14:27 | 22/09/2025
Rama prezanton platforma e re për Start Up, do të lidhet me e-Albania nëpërmjet IA

Rama prezanton platforma e re për Start Up, do të lidhet me e-Albania nëpërmjet IA

14:16 | 22/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar