Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjell një mot me diell.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 00°C në 06°C, në zonat e ulëta nga 08ºC në 14°C dhe në zonat bregdetare nga 11°C në 16°C.
Era do të fryejë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 6 ballë.
Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot të kthjellët në të gjithë territorin. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 00°C në 08°C dhe në zonat e ulëta nga 02°C në 09°C.