Në ditën e fundit të vitit, një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm.
Mësohet se një i mitur i moshës 15-vjeçare ka plagosur kunatin e tij Xhulio Muça, 20 vjeç.
Sipas informacioneve arma ka qenë e babait të autorit, i cili është polic.
Ndërkohë babai dhe autori janë shoqëruar për në komisariat, ndërsa 20 vjeçari është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.