• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Plas sherri/ “Je këllirë, kategori llumi” Grida Duma sherr me Frrok Çupin në studio: Paguhesh për të fyer një grua

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
Plas sherri/ “Je këllirë, kategori llumi” Grida Duma sherr me Frrok Çupin në studio: Paguhesh për të fyer një grua
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një debat i ashpër ka ndodhur mbrëmjen e djeshme mes ish-deputetes së Partisë Demokratike Grida Duma dhe analistit Frrok Çupi.

Përplasja nisi në studion e programit “Open”, teksa po diskutohej fakti se si kancelarja gjermane Angela Merkel i tha “Jo” Shqipërisë për hapjen e negociatave.





Duma e cilësoi këtë si një shuplakë për kryeministrin Edi Rama, gjë e cila nuk u pranua nga Çupi.

“Po do mbajmë ne përgjegjësi. Kjo ishte shuplakë për Ramën. Po i thërras logjikës. Ti thua se Evropa nuk qenka demokratike që institucionet e Evropës nuk qenkan votuar. Ti flet me metafora. Ju nuk e mbroni dot Ramën. Ti flet me metafora. Ju nuk e mbroni dot Ramën. Tentoni për ti hedhë errësirë shqiptarëve”, tha Duma, teksa i drejtohej Çupit.

Më pas diskutimi ka agravuar, derisa ish-deputetja e quajti analistin Çupi një njeri i cili paguhej për të fyer një grua.

PJESE NGA DEBATI NE STUDIO:

Duma: Se si është e vërteta e Bashkimit Europian dhe e dështimit të Shqipërisë dhe të Ramës, unë jam e bindur që s’ka shqiptar që nuk e di tani. Mendohem pak ta marr fjalën Eni, se ndërkohë që ne këtu krijojmë një debat dhe unë vijoj një debat, ku termat janë të gjitha që i thërrasin logjikës, normalitetit, qofshin këto terma të fortë.

Në veshët e mi unë nuk e dëgjoj dot  dhe nuk e kam arritur ta dëgjoj se çfarë ka thënë ky individi përballë.

Unë lexoj reagimin e njerëzve, ndaj asaj që dëgjoj në këto situata.

Çupi: Për kë thua ti moj, me mua e kishe? O Grida, o goce. Për mua po thua? Po ti je një fjalë e vogël moj.

Duma: Unë do të kthehem ndryshe.

Çupi: Je vajzë shumë simpatike dhe duhet të flasësh gjëra shumë sipmatike për Europën.

Duma: Ti je njeri me thinja dhe nuk meriton thinjat.

Çupi: Lere ti se ça meritoj unë se s’do t’i marr prej teje.

Duma: Ti je një llum që s’duhet ta dëgjojnë gratë, s’duhet ta dëgjojnë njerëzit normalë.

Çupi: Ç’ke për të thënë Grida jepe në sallën e parlamentit.

Duma: E di çfarë ka këtu dhjetra vite që nuk bëhemi europianë ne? Me këtë gjendje njerëzore (i drejtohet me dorë Çupit), sepse marrëdhënia më e rëndësishme e një kombi është marrëdhënia e tij me gruan.

Çupi: Po s’të kam grua unë ty moj, a je në vete ti. Burrin në shtëpi e fyen ti? Ke ti burrë për ta fyer? Por kur e fyeva? Rama po i ngre shumë gratë.

Duma: Që kur gratë marrin pjesë në politikë, pavarësisht se duhet të dëgjojnë këto mesazhe që kam unë këtu, të tipit, të gjithë familjarëve që unë e di se ça lexoj këtu dhe unë e di se ça lexon një grua në këto kushte… Kur edhe ndalon një skandal që ta kapin si ta kapin, kur ofendojnë në atë nivel, pastaj…

Ti je fundi i kavallit për t’u dëgjuar, por unë s’do flas për ty se ti je i mbaruar. Je i mbaruar në hisotrik, je i mbaruar në funksione. Nuk barazohesh dot me askënd ti. E di pse të kursej ty dhe llumin si puna jote?

Çupi: Çoje në shtëpi llumin.

Duma: Sa herë ndjeheni keq ju fyeni personalisht. Sa herë që jeni keq ju pështyni si vampirë të ndyrë, Sa herë që nuk, përballoni diçka ju vini në këto situata mizerabël, me një gojë të prishur, në një kohë që keni thinja në kokë dhe duhet të flisni me respekt, siç unë flas me respekt. Lere pastaj që duhet të flisni me respekt për një zonjë.

Nëse ti përfiton nga fakti që unë nuk të kthehem personalisht se di si është të jesh grua në këtë vend dhe të bësh politikë me një sërë të tillë. Por edhe të jesh burrë është favor, por ti nuk je. Je këllirë. Çështja është që ju po e mbysni këtë vend dhe ti mendon se duke më fyer mua, t’i ke ulur ritmin e të gjithë atyre që duhet të marrin pjesë në jetën publike, sepse ka këllira të tilla në këtë vend.

Çupi: Ça thua më?

Duma: Ke në historik pisllëqe pafund, që i ke të shkruara kudo.

Çupi: Mi thuaj!

Duma: Ti je njeri i paguar për të folur. Paguhesh për të bërë këtë mënxyrë për të fyer një grua. O kategori llumi. Ti e ke lavdërim këtë. E di sa shumë njoh njerëz si ti. Lëre ça nuk duron ti. Ti nuk meriton asgjë.

 

Pas

“Kolaudimi i makinave do bëhet në shtet” Rama jep lajmin për shoferët: Ja si do veprohet nga janari 2021

Para

Vjen lajmi i madh për botën/ Britania miraton vaksinën anti-C.OVID19: Ja kur do jetë gati për tu aplikuar

Para
Vjen lajmi i madh për botën/ Britania miraton vaksinën anti-C.OVID19: Ja kur do jetë gati për tu aplikuar

Vjen lajmi i madh për botën/ Britania miraton vaksinën anti-C.OVID19: Ja kur do jetë gati për tu aplikuar

Të Gjitha

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

nga Fast News
09:30 | 20/08/2025
0

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

nga Fast News
09:00 | 20/08/2025
0

Ligji i ri për administratën publike, pakësohen institucionet e varësisë

Ligji i ri për administratën publike, pakësohen institucionet e varësisë

nga Fast News
08:30 | 20/08/2025
0

Metodat më kreative për të kursyer para

Metodat më kreative për të kursyer para

nga Fast News
08:00 | 20/08/2025
0

Recent News

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

09:30 | 20/08/2025
Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

09:00 | 20/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar