Ka përfunduar shorti për zgjedhjen e anëtarëve të Këshilllit të Emërimeve në Drejtësi (KED) që u mbajt në Presidencë.
Kështu, ata do të jenë trupa me e re e këtij institucioni dhe pritet që të marrin detyrën më 1 janar 2021.
– Nga Gjykata Kushtetuese marrin pjesë 4 emra: Elsa Toska, Fiona Papajorgji, Marsida Xhaferllari dhe Vitore Tusha. Me hedhjen e shortit janë hapur goglat dhe dy anëtarët e rinj të KED nga radhët e Kushtetueses janë zgjedhur Marsida Xhaferllari dhe Elsa Toska.
Anëtar zëvendësues nga radhët po të Gjykatës Kushtetuese është zgjedhur Fiona Papajorgji.
-Nga Gjykata e Lartë për një vend në KED kanë marrë pjesë Sokol Sadushi, Ilir Panda dhe Ervin Pupe. Fitues me shortin e goglave është shpallur Ervin Pupe, ndërsa anëtar zëvendësues nga radhët e Gjykatës së Lartë është zgjedhur Ilir Panda.
– Nga radhët e Prokurorisë së Përgjithshme është shpallur fitues përmes shortit, si anëtar i KED për vitin 2021, prokurori Adnan Xholi. Kurse si anëtar zëvendësues është shpallur Kujtim Luli.
– Përmes shortit që po hidhet aktualisht në Presidencë dhe në transmetim të drejtpërdrejtë, anëtar të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi nga Gjykatat e Apelit, janë zgjedhur: gjyqtari Astrit Kalaja dhe gjyqtarja Elona Toro. Anëtar zëvendësues, përfaqësues i Gjykatave të Apelit është zgjedhur: gjyqtarja Zegjine Sollaku.
– Dy prokurorë përfaqësues të Gjykatave të Apelit, si anëtar të KED, janë zgjedhur: prokurori Gjon Fusha dhe prokurori Genti Xholi. Anëtar i zëvendësues i zyrave të Prokuorrit pranë Gjykatave të Apelit është zgjedhur: prokurori Kleanth Zeka.
– Nga radhët e Gjykatave Administrative, si anëtare e fundit në KED është zgjedhur: gjyqtarja Rilinda Selimit. Anëtar zëvendësues si përfaqësuese e Gjykatave Administrative është zgjedhur: Gentiana Xhelili.