Rezeart Xhaxhiu, gazetar, dhe njëherësh mik i mirë i presidentit Kasem Hysenebelliu që sot nuk jeton më, e kujton me detaje kafen e fundit mes tyre, ku ishin dhe planet për emisionet e reja që do të jenë në ekranin e Fax News. Xhaxhiu shprehet se planet për Faxin tjetër, emisionet që Hysenbelliu kishte në mendje do të vazhdojnë, së bashku me djalin e të ndjerit, Kevinin.
“Shikoni në çfarë kohë idiote dhe absurde po jetojmë, më vjen frikë që të hap Facebook-un se do përballem me ikjen e një miku, më ndodhi sot një gjë e tillë, kur mora një telefonatë nga redaksia dhe mu drodhën këmbët. Dhe dëgjova një zë përtej, dhe aty ndjeva humbjen time, dhe të familjes së madhe të Faxit.
Me Kasemin njihem që në vitet 2000, ku Kasemi punonte në gazetën Panorama, filluan kontaktet e para, ato që njeriu i njeh rrallë në jetë. Më ngjiti që në fillim, e lexova që në fillim se ai kishte një pakt me lirinë, kjo më erdhi mirë. Në 2012 më thërret më më thotë që ”kamë nevojë për ty”, startoi në 2012 ‘Natë me Xhaxhiun’, dhe unë kisha shijen e mirë të njeriut që kisha takuar që në fillim.
Sekreti i qendrimit tim çdo natë në ekran e kishte emrin ‘Kasem Hysenbelliu’. Në 5 vite nuk pashë njëherë që në ekranin e celularit të më vinte një mesazh, dhe të më thoshte që këtë të ftuar mos e thërrit më. Kjo është ajo që shumë prej nesh e ëndërrojnë. Kur më ftoi për në Fax neës nuk hezitova, pasi kisha bashkëpunuar me të për 5 vite më radhë. Para katër javësh pimë së bashku një kafe nga Blloku, dhe më tregoi për planet e Faxit që do të vinte, për Faxin tjetër.
Nuk do doja kurrë që të isha sot këtu, në 30 vite kam bërë in memorium për qindra njerëz, por kurrë nuk e kisha menduar që do flisja për njeriun tim, sepse televizioni është një familje. Nuk e kisha menduar që do vija brenda familjes sime, dhe do flisja për largimin e njërit prej…
Kasemi ka lënë pas Kevin, i cili ka një avantazh, pasi ka qenë te kulla e parë kur u ndërtua ky projekt, imagjinoni një njeri që është i dhënë, bashkë me të tjerët. Kjo do të sigurojë vazhdimësinë, pasi ky tëlevizion është ngritur nga zero me thonj, e bëri Kasemi se ishte ai që ishte, një inat prej skrapaliu. E nisi me inat, dhe erdhi këtu ku ishte”, u shpreh Xhaxhiu.