• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
5 years më parë

“Mos, se më vrave” I mori jetën shokut në gjueti, zbardhet dëshmia e autorit 18-vjeçar

ngaAurora Sulçe
në Të gjitha
0
“Mos, se më vrave” I mori jetën shokut në gjueti, zbardhet dëshmia e autorit 18-vjeçar

Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e djeshme, ku dy të rinj kishin dalë për gjueti në malet e Maqellarës, por vetëm njëri kthehet prej andej i gjallë. Sipas informacioneve të Policisë, një 27-vjeçar humbi jetën pasi është plagosur me armë gjahu, çifte, nga shoku i tij teksa kishin dalë për gjueti.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 14:45, në vendin e quajtur “Malet e Obokut”, në Maqellarë. “Rreth orës 14:45, në vendin e quajtur ‘Malet e Obokut’, në Maqellarë, Rifat Xheleshi dhe Gentian Kosiqi kanë dalë për gjueti mbi fshatin e lindjes. Xheleshi, 18 vjeç, dyshohet se nga pakujdesia ka plagosur me armë gjahu çifte shokun e tij, Gentian Kosiqi, rreth 27 vjeç, banues në Maqellarë.

“Si pasojë e plagëve të marra 27-vjeçari ka humbur jetën në spital. Ne po hetojmë rreth ngjarjes së rëndë, pasi në vendin e ngjarjes nuk ka pasur të tjerë persona dhe deklarimet e Xheleshit duhen marrë me rezerva. Ka qenë mesditë dhe fushëpamja e autorit të krimit ka qenë e plotë. Do të hetojmë që ngjarja të zbardhet plotësisht”, njoftoi Policia.

Vetëm pak minuta pas plagosjes 18- vjeçari Rifat Xheleshi u ka telefonuar banorëve të fshatit dhe ka kërkuar ndihmën e tyre për transportimin e të plagosurit, Gentian Kosiqi, drejt Spitalit në Peshkopi. Për shkak të terrenit të vështirë dhe largësisë nga rruga nacionale, ndihma është dhënë me vonesë.

Pas afro një ore nga momenti i plagosjes, Kosiqi është dërguar në urgjencën e Spitalit Rajonal të Peshkopisë, por për shkak të humbjes së një sasie të madhe gjaku, 27-vjeçari ka ndërruar jetë. Pas ngjarjes, Policia ka arrestuar në kushtet e flagrancës autorin e krimit Rifat Xheleshi.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

I pyetur nga oficerët e Policisë Gjyqësore Dibër autori është shfajësuar se në momentin që ka shtënë me çifte nuk e ka parë bashkëfshatarin Kosiqi, pasi kishte mjegull të dendur.

“Nga ora 11:30 u nisëm nga Maqellara drejt fshatit Obok. Dola ashtu si herë të tjera me Gentianin. Në mal u ngjitëm për të vrarë ndonjë kafshë a shpend të egër. Ishim disa metra larg njëri-tjetrit. Dallova se në një shkurre përballë meje po lëvizte diçka. Mbusha armën dhe qëllova. Në fakt mjegulla nuk më lejonte të dalloja çfarë e lëvizte shkurren disa metra larg meje. Brenda pak sekondash dëgjova thirrjen e Gentianit: ‘Mos, mos, se më vrave’.

Hodha armën dhe mbërrita shpejt pranë shokut. Gati më ra të fikët kur pashë Gentin të plagosur. Njoftova shumë shpejt njerëzit e mi të afërt që të vinin në mal, por për shkak të rrugës shumë të pjerrët dhe largësisë ndihma Gentianit iu dha me shumë vonesë. Ai rënkonte pa pushim dhe ne ishim të pamundur ta shpëtonim”, është shprehur për Policinë Rifat Xheleshi, 18 vjeç, banor i fshati Obok, Maqellarë. Mirëpo pohimet e Xheleshit janë marrë me rezerva nga ana e hetuesve të ngjarjes./Panorama

Pas

“Po përzini shqiptarët, i keni lënë pa bukë” Mark Marku sherr me Blendi Gonxhen: Jeni hajdutë ordinerë

Para

Pamjet po bëjnë xhiron e rrjetit/ Shikoni si e vë maskën ky zv.ministër, i fiksoi të gjithë (VIDEO)

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Nga vijnë lodrat e fëmijëve? Kemi blerë më shumë se një vit më parë. Kina zë rreth 80% të peshës

Nga vijnë lodrat e fëmijëve? Kemi blerë më shumë se një vit më parë. Kina zë rreth 80% të peshës

nga Fast News
18:30 | 26/12/2025
0

Alarmi për mbushjen e tregut evropian me automjete kineze

Alarmi për mbushjen e tregut evropian me automjete kineze

nga Fast News
18:00 | 26/12/2025
0

Sekreti i suksesit, të jesh në rregull me veten

Sekreti i suksesit, të jesh në rregull me veten

nga Fast News
17:30 | 26/12/2025
0

Festa më të shtrenjta? Çmimet e ushqimeve po rriten në të gjithë botën

Festa më të shtrenjta? Çmimet e ushqimeve po rriten në të gjithë botën

nga Fast News
17:00 | 26/12/2025
0

Para
Pamjet po bëjnë xhiron e rrjetit/ Shikoni si e vë maskën ky zv.ministër, i fiksoi të gjithë (VIDEO)

Pamjet po bëjnë xhiron e rrjetit/ Shikoni si e vë maskën ky zv.ministër, i fiksoi të gjithë (VIDEO)

Recent News

Nga vijnë lodrat e fëmijëve? Kemi blerë më shumë se një vit më parë. Kina zë rreth 80% të peshës

Nga vijnë lodrat e fëmijëve? Kemi blerë më shumë se një vit më parë. Kina zë rreth 80% të peshës

18:30 | 26/12/2025
Alarmi për mbushjen e tregut evropian me automjete kineze

Alarmi për mbushjen e tregut evropian me automjete kineze

18:00 | 26/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar