• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Kur do të kemi një mbyllje totale? Flet shefja e ISHP-së, Silva Bino

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
“Koronavirusi ka hyrë që në janar”/ Silva Bino ‘shpërthen’ ndaj kolegëve: Jeni qesharakë, po çorodisni njerëzit

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive, Silva Bino

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino, ka thënë se në datë 31 dhjetor, natën e Vitit të Ri vendi do të jetë i mbyllur pas orës 22:00.

Kjo për të frenuar mbledhjet dhe grumbullimet me shumë persona, gjë që sipas ekspertëve është shumë negative, pasi rrit numrin e infektimeve e për pasojë atë të vdekjeve.

E pyetur në lidhje me një mbyllje totale të mundshme, Bino nuk e përjashtoi, por tha se në ditët në vijim do të bëhet një tjetër vlerësim shifrash e do të merret vendimi i radhës.

Pyetje: Do të ketë një bllokim të dytë, duke pasur paraysh ngritjen e beftë të rasteve tani në sezonin e vjeshtës?

Bino: Ne rekomanduam këtë lloj bllokimi të pjesshëm. Situata po vlerësohet, ne do të mblidhemi sërish dhe do të vlerësojmë situatën e më pas do marrim një vendim.

Pyetje: Pra nuk përjashtohen dhe masat drastike si mbyllja totale?

Bino: Do vlerësohen të gjitha shifrat. Infektimet, por dhe vdekjet e më pas do marrim një vendim tjetër.

Pyetje: Festat e fundvitit, ka menduar Komiteti i Ekspertëve për lehtësim të fashave orare gjatë festave, për shembull a do jetë vendi i mbyllur pas orës 22:00?

Bino: Po 31 dhjetori besoj po, pas orës 22:00 do jetë mbyllur. Mbledhjet për festa rrisin numrin e rasteve dhe vdekjeve. Do të rekomandoja që çdokush ta bëjë Vitin e Ri me familjen e tij dhe jo në grup. Por kjo nuk varet vetëm nga unë, por nga një grup ekspertësh. Ajo që rekomandoj unë është që njerëzit të izolohen sa më shumë. Të ruajmë njerëzit tanë e sidomos më të moshuarit.

Pyetje; Jeni të kënaqur me formën e mësimit të alternuar?

Bino: Kjo është diskutuar shpeshherë në mënyrë të gabuar. Ne nuk kemi sugjeruar të mbyllen shkollat, por të kemi alternime mësimi. Kjo nuk e pengon mësimin gjatë gjithë kohës. Shkollat kanë pasur nxënës apo mësues të infektuar, por nuk kana qenë vatra.

Pyetje: Sa ka ndikuar situata politike apo akuzat se janë fshehur numrat e viktimave?

Bino: Rastet janë aty, nuk i shkruaj unë. Janë shumë të lehta për t’u verifikuar. Situata e vështirë politike nuk ka ndikuar vetëm në Shqipëri, por në shumë vende të botës. Është shumë e shëmtuar që njerëz që qendrojnë në shtëpi vetëm akuzojnë.

Pas

Mori famë në mbarë botën pas ‘spektaklit’ me bikini në stadium, modelja e njohur ‘mbulohet’ me shami (Foto)

Para

“Më fal o ba që s’të shpëtova dot”/ Vajza e Kasem Hysenbelliut rrëqeth me fjalët

Para
“Më fal o ba që s’të shpëtova dot”/ Vajza e Kasem Hysenbelliut rrëqeth me fjalët

"Më fal o ba që s’të shpëtova dot"/ Vajza e Kasem Hysenbelliut rrëqeth me fjalët

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Betohet në Presidencë kabineti qeveritar “Rama 4”

Betohet në Presidencë kabineti qeveritar “Rama 4”

nga Fast News
10:30 | 19/09/2025
0

BE, e shqetësuar për fondet, nga keqpërdorimi i tyre në të kaluarën në Shqipëri

BE, e shqetësuar për fondet, nga keqpërdorimi i tyre në të kaluarën në Shqipëri

nga Fast News
10:30 | 19/09/2025
0

Holanda me 4 ditë pune në javë, a funksionon kjo edhe për shtetet e tjera?

Holanda me 4 ditë pune në javë, a funksionon kjo edhe për shtetet e tjera?

nga Fast News
10:00 | 19/09/2025
0

Programi i investimeve në infrastrukturë, ja cilat janë 8 rrugët prioritare të Ramës në këtë mandat

Programi i investimeve në infrastrukturë, ja cilat janë 8 rrugët prioritare të Ramës në këtë mandat

nga Fast News
09:30 | 19/09/2025
0

Recent News

Betohet në Presidencë kabineti qeveritar “Rama 4”

Betohet në Presidencë kabineti qeveritar “Rama 4”

10:30 | 19/09/2025
BE, e shqetësuar për fondet, nga keqpërdorimi i tyre në të kaluarën në Shqipëri

BE, e shqetësuar për fondet, nga keqpërdorimi i tyre në të kaluarën në Shqipëri

10:30 | 19/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar