• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Ko.ronavirusit që pushtoi botën po i vjen fundi

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
E thotë ky studim: Ja ilaçi i zakonshëm që mund të ulë rrezikun e vdekjes nga koronavirusi
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Ka kohë që nuk kam shkruar për pandeminë CO VID-19. Parashikimet të cilat i kisha dhënë që nga fillimi për ecurinë e pandemisë dolën të vërteta.

Gjithashtu, sugjerimet dhe vërejtjet e mia pranoheshin nga autoritetet, edhe pse me pak vonesë dhe në mënyrë të heshtur.

Jemi në pikun e valës së dytë të pandemisë COVID-19, e cila, përkundër masave të caktuara kufizuese të ndërmarra nga autoritetet, po tregohet rezistente, duke e mbajtur stabël nivelin e lartë të infektueshmërisë. Raste të reja po identifikohen për çdo ditë, shumë të tjerë infektohen pa e ditur fare.

Disa nga të infektuarit, me formën më të rëndë të sëmundjes po përfundojnë në mjekim në spitale, të cilat, po shihet se nuk janë përgatitur si e sa duhet për këtë fazë të re të pandemisë, të vëna në lajthitje nga autoriteti i rremë dhe vetëkënaqësia e pabazë e drejtuesve të institucioneve shëndetësore.

Por gjendja nuk është e pashpresë siç mund të duket. Për herë të parë që nga fillimi i pandemisë, asaj po i shihet fundi.

Tashmë janë zbuluar disa vaksina në të dy anët e globit, në perëndim e lindje. Shumë të tjera janë në faza të ndryshme të hulumtimit.

Vaksinat e zbuluara anti-covid janë të efektshme me potencial për të mbrojtur të vaksinuarit dhe për të krijuar imunitetin e tufës në mënyrë artificiale. Gjeneratat e ardhshme të këtyre vaksinave, nëse shfaqet nevoja për vaksinim të përsëritur kundër SARS-Cov 2, do të jenë edhe më efikase.

Së bashku me imunitetin e krijuar në mesin e atyre që deri tani e kanë kaluar sëmundjen, me ose pa simptoma, situata në botë do të ndryshojë shpejt, duke e ndërprerë përhapjen kaq lehtë të këtij infeksioni dhe duke e bërë të mundur kthimin e jetës në një normalitet të ri post-covid.

Virusi SARS Cov 2, nuk po bën mutacione të tipit të virusit të gripit sezonal, nga ato shumë të shpejta dhe mëdha, prandaj edhe ndoshta vaksinim të përsëritur nuk do ketë nevojë fare, gjë që siç dihet ndodh me gripin sezonal për të cilin bëhet vaksinim çdo vit.

Edhe pas vaksinimit në masë, raste sporadike, të izoluara, apo edhe në formë të epidemive të kufizuara mund të shfaqen në të ardhmen, por me vaksinat në dispozicion dhe me përvojën e fituar, çdo gjë do të jetë më e lehtë.

Lirisht mund të themi se në nivel global, nuk do të ketë valë të tretë të pandemisë, ndërsa edhe vala e dytë, aty ku vaksinimi do të fillojë në mënyrë masive në dhjetor e janar, do të shkurtohet në kohëzgjatje dhe do të zvogëlohet në intensitet.

Në vendet ku sigurimi i vaksinës do të jetë i vonuar, ose vaksinimi, për shumë arsye, nuk do të jetë masiv, vala e tretë nuk përjashtohet. Por, vala e tretë do të jetë padyshim, pakrahasimisht me e vogël se e dyta.

Tani kur mbrojtja përmes vaksinës është shumë afër, njerëzit duhet të ruhen edhe më shumë. Ta mbajnë maskën dhe të mos qëndrojnë në vende ku ka shumë njerëz që nuk e respektojnë as maskën e as distancën.

Të rinjtë të kujdesën për të moshuarit, e të moshuarit për veten e tyre. Është tragjedi nëse dikush infektohet e vdes tani kur vaksina është aq afër nesh dhe pandemisë po i vjen fundi.

E kur vaksina të arrijë tek ne, atëherë të vaksinohemi të gjithë. Pa dallim. Ta krijojmë imunitetin mbrojtës kolektiv, i cili do të na mbrojë për vite në të ardhmen. Duke ia lënë COVID-19, historisë së mjekësisë dhe njerëzimit.

Nga Prof. Asoc. Dr. Ilir Q. Tolaj / Infektolog dhe profesor i asociuar i sëmundjeve infektive

Pas

Pamje që nuk duhen humbur, qyteti shqiptar mbulohet nga dëbora (Foto)

Para

Humbi jetën nga virusi, mbërrin në Shqipëri trupi i pajetë i Kasem Hysenbelliut (Foto)

Para
Humbi jetën nga virusi, mbërrin në Shqipëri trupi i pajetë i Kasem Hysenbelliut (Foto)

Humbi jetën nga virusi, mbërrin në Shqipëri trupi i pajetë i Kasem Hysenbelliut (Foto)

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Betohet në Presidencë kabineti qeveritar “Rama 4”

Betohet në Presidencë kabineti qeveritar “Rama 4”

nga Fast News
10:30 | 19/09/2025
0

BE, e shqetësuar për fondet, nga keqpërdorimi i tyre në të kaluarën në Shqipëri

BE, e shqetësuar për fondet, nga keqpërdorimi i tyre në të kaluarën në Shqipëri

nga Fast News
10:30 | 19/09/2025
0

Holanda me 4 ditë pune në javë, a funksionon kjo edhe për shtetet e tjera?

Holanda me 4 ditë pune në javë, a funksionon kjo edhe për shtetet e tjera?

nga Fast News
10:00 | 19/09/2025
0

Programi i investimeve në infrastrukturë, ja cilat janë 8 rrugët prioritare të Ramës në këtë mandat

Programi i investimeve në infrastrukturë, ja cilat janë 8 rrugët prioritare të Ramës në këtë mandat

nga Fast News
09:30 | 19/09/2025
0

Recent News

Betohet në Presidencë kabineti qeveritar “Rama 4”

Betohet në Presidencë kabineti qeveritar “Rama 4”

10:30 | 19/09/2025
BE, e shqetësuar për fondet, nga keqpërdorimi i tyre në të kaluarën në Shqipëri

BE, e shqetësuar për fondet, nga keqpërdorimi i tyre në të kaluarën në Shqipëri

10:30 | 19/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar