• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Këshilltari shëndetësor italian paralajmëron “tragjedi kombëtare”

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
Këshilltari shëndetësor italian paralajmëron “tragjedi kombëtare”
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Një këshilltar i ministrisë së shëndetësisë të Italisë ka bërë thirrje që kufizimet si pasojë e virusit të shtrëngohen në mënyrë drastike për të shmangur një “tragjedi kombëtare” pasi Byroja Kombëtare e Statistikave ISTAT tha se vdekjet këtë vit do të ishin më të lartat që nga Lufta e Dytë Botërore.

“Ne jemi në një situatë lufte, njerëzit nuk e kuptojnë këtë, por herën e fundit që patëm kaq shumë vdekje, bomba po hidheshin në qytetet tona gjatë luftës”, tha profesori i shëndetit publik Walter Ricciardi të martën në mbrëmje për kanalin televiziv la7.

Ricciardi, këshilltari i Ministrit të Shëndetësisë, Roberto Speranza, tha se qeveria, e cila po konsideron shtrëngimin e kufizimeve gjatë festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, duhet të bllokojë plotësisht qytetet kryesore.

Në një intervistë me të përditshmen e së mërkurës La Stampa, ai tha se Roma kishte qenë “vazhdimisht vonë” duke iu përgjigjur valës së dytë, të vjeshtës, të virusit.

Italia raportoi 846 vdekje nga COVID-19 të martën, duke e çuar totalin zyrtar në 65,857, të pestin më të lartë në botë.

Por ashtu si në shumë vende të tjera, ky numër total konsiderohet të jetë një nënvlerësim sepse shumë njerëz që vdiqën nga COVID-19 gjatë valës së parë nuk u testuan kurrë për virusin.

Ndërkohë, kreu i ISTAT, Gian Carlo Blangiardo tha të martën se numri i përgjithshëm i vdekjeve në Itali këtë vit do të kalojë 700,000, kundrejt 647,000 në vitin 2019.

“Herën e fundit që diçka e tillë ndodhi ishte në vitin 1944 kur ishim në kulmin e Luftës së Dytë Botërore”, citohet të ketë thënë ai për televizionin shtetëror RAI.

Kryeministri Giuseppe Conte të martën u bëri thirrje italianëve të shmangin tubimet “e papërgjegjshme” gjatë pushimeve dhe tha se qeveria mund të bëjë disa “rregullime të vogla” për kufizimet e saj aktuale.

Por Ricciardi i tha La Stampa se kjo nuk ishte e mjaftueshme: “Holanda është mbyllur me gjysmën e vdekjeve tona, Gjermania ka mbyllur me një të tretën e tyre – unë nuk e kuptoj këtë hezitim. Nëse nuk marrim masa adekuate, po shkojmë drejt një tragjedie kombëtare”.

Pas

Situata kritike nga pandemia/ Ja cilat janë 5 vatrat më të “nxehta” të virusit në Tiranë (Video)

Para

Qeveria jep 100 mijë lekë për 10 mijë të punësuar, kush janë personat që do i përfitojnë

Para
Qeveria jep 100 mijë lekë për 10 mijë të punësuar, kush janë personat që do i përfitojnë

Qeveria jep 100 mijë lekë për 10 mijë të punësuar, kush janë personat që do i përfitojnë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Një “ushtri” prej 100 mijë robotësh, i hapet rrugë projektit gjigant për të sfiduar Kinën

Një “ushtri” prej 100 mijë robotësh, i hapet rrugë projektit gjigant për të sfiduar Kinën

nga Fast News
11:52 | 20/09/2025
0

S&P rikonfirmon: Vlerësim “BB” për Shqipërinë dhe perspektivë “të qëndrueshme”

S&P rikonfirmon: Vlerësim “BB” për Shqipërinë dhe perspektivë “të qëndrueshme”

nga Fast News
11:48 | 20/09/2025
0

Zbulim historik? Një planet i ngjashëm me Tokën mund të jetë i banueshëm

Zbulim historik? Një planet i ngjashëm me Tokën mund të jetë i banueshëm

nga Fast News
11:14 | 20/09/2025
0

Rritja e paqëndrueshme e eksporteve, vrulli ndalet në gusht

Rritja e paqëndrueshme e eksporteve, vrulli ndalet në gusht

nga Fast News
11:05 | 20/09/2025
0

Recent News

Një “ushtri” prej 100 mijë robotësh, i hapet rrugë projektit gjigant për të sfiduar Kinën

Një “ushtri” prej 100 mijë robotësh, i hapet rrugë projektit gjigant për të sfiduar Kinën

11:52 | 20/09/2025
S&P rikonfirmon: Vlerësim “BB” për Shqipërinë dhe perspektivë “të qëndrueshme”

S&P rikonfirmon: Vlerësim “BB” për Shqipërinë dhe perspektivë “të qëndrueshme”

11:48 | 20/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar