• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Jemi në krizë të thellë” Rama ngre alarmin si kryetar i OSBE: Kjo duhet të na shqetësojë të gjithëve

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
“Jemi në krizë të thellë” Rama ngre alarmin si kryetar i OSBE: Kjo duhet të na shqetësojë të gjithëve
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama ka bërë një bashkëbisedim me ministerialin e OSBE me anë të një video-konference.

Kreu i qeverisë u shpreh se gjatë kryesimit të tij në OSBE u ndez me një krizë të trashëguar nga pasardhësit, e cila sipas tij vijon të jetë e thellë, duke iu referuar konfliktit të pazgjidhur në Ukrainë, por edhe tensioneve në Bjellorusi.

Kryeministri u shpreh se vizioni për një Europë demokratike, të paqtë dhe të bashkuar po largohet gjithmonë e më shumë dhe se divergjencat në pikëpamje po rriten. Rama foli për përçarje dhe kërkoi që të lihet pas krahëve qëndrimi i luftës së ftohtë.

“Do doja t’ju kisha parë në Tiranë, por në këto kohë të vështira kjo është e vetmja mënyrë që na është lënë. Kësisoj deklaroj zyrtarisht takimin e 27 të këshillit ministerial të OSBE-së të hapur dhe më lejoni të vijoj me zërin 2 të axhendës që është miratimi i rendit të ditës. Rendi i ditës është i miratuar. Zëri tre në axhendë është fjalimi nga kryetari i radhës së OSBE-së. Të nderuar miq, zonja dhe zotërinj, kur Shqipëria mori kryesinë e OSBE-së në janar të gjithë folën për një organizatë që ishte në vështirësi, duke u ulur tani këtu mundem të konfirmoj atë çka paraardhësit e mi kanë ndjerë gjithashtu, ne jemi në krizë, një krizë në përkeqësim.

Kjo nuk është një situatë që i është shkaktuar organizatës nga vetë ajo, struktura apo njerëzit e saj sepse ajo duhet përgëzuar. Në vend të kësaj ta shohim në sy, kjo gjendje është shkaktuar vetëm nga ne, 57 vendet anëtare të OSBE-së. Supozohet të kishim një vizion të përbashkët për një Evropë demokratike të paqtë dhe të bashkuar. Ky vizion po largohet gjithmonë e më shumë sepse parimet dhe angazhimet tona nuk zbatohen, divergjencat në pikëpamjet tona po rriten. përballja zgjidhet përmbi bashkëbisedimin, përçarja përmbi bashkëpunimin. Kjo duhet të na shqetësojë të gjithëve.

Jam i shqetësuar nga kriza e përhershme e bashkëpunimit, kemi dështuar të trajtojmë dobësitë tona. Bëj thirrje për një bashkëpunim por këto kanë rënë në vesh të shurdhët. Më duhet ta them këtë, o e keni përzemër këtë organizatë ose jo. Ose doni të promovoni median e lirë, ose nuk doni. Është kaq e thjeshtë, organizata jonë është po kaq e fortë sa angazhimet e saj dhe vullneti për t’i zbatuar këto angazhime.

Nëse vullneti mungon si sot, atëherë do të jemi në vështirësi për të dalë nga krizat që na sjellin krizat. Shihni se çfarë ka ndodhur në Bjellorusi dhe si krejt papritur OSBE-ja mbeti si një instrument i fundit, ndërkohë që megastrukturat e tjera dukeshin të padobishme. Është mjaft e trishtueshme, por ajo që ndodh jashtë BE-se ngre barrikadat mes vendeve të BE-së dhe Rusisë. Shqetësimet e njerëzve të zakonshëm bien në rrezik de fakto. Kjo duhet të ndryshojë, sa më shpejt aq më mirë. Organizata jonë nuk mund të punojë nëse qëndrimi i luftës së ftohtë nuk lihet pas krahëve njëherë e përgjithmonë. Duhet thënë e duhet diskutuar. në asnjë hapësirë tjetër, përveç se kësaj hapësire të OSBE-së kjo mund të diskutohet dhe me shpresë të ndodhë. Asnjë organizatë më shumë se sa kjo nuk mund të përballet me sfidën e bashkimit.

Ky ka qenë një vit veçanërisht sprovues për OSBE-në. Pasojat e COVID-it kanë prekur të gjitha fushat. Mbetet një situatë e papranueshme duke pasur parasysh angazhimet tona. Marrëveshjet e Minskut, 7 vjet më pas, dhe jetë vazhdojnë të humbasin. Në vizitën time si kryetar i radhës së OSBE-së pashë se si konflikti kishte prekur popullsinë. Shkelje të armëpushimit në terren, viktima nga shpërthimi i minave. Situata shqetësuese. për të ardhur keq që palët nuk kanë arritur të bëjnë përparime të tjera në kuadër të marrëveshjes së Minskut. Largimi nga marrëveshjet e Minskut nuk është zgjidhja”, tha Rama ndër të tjera.

Pas

“Herë majtas e herë djathtas” Mentor Kikia nxjerr foton dhe bën deklaratën e fortë: Në të njëjtin shtrat duke lënguar

Para

EMRAT/ “Deklaroni pasurinë” OFL ultimatum 3 “të fortëve” : Keni 48 orë kohë

Para
EMRAT/ “Deklaroni pasurinë”  OFL ultimatum 3 “të fortëve” : Keni 48 orë kohë

EMRAT/ “Deklaroni pasurinë” OFL ultimatum 3 “të fortëve” : Keni 48 orë kohë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Këshilli Bashkiak shkarkon unanimisht Erion Veliajn, pritet firma e kryeministrit

Këshilli Bashkiak shkarkon unanimisht Erion Veliajn, pritet firma e kryeministrit

nga Fast News
23:25 | 23/09/2025
0

Raporti i Gallup: 36% e shqiptarëve po kërkojnë aktivisht një punë të re, sinjal i pakënaqësisë së lartë në tregun e punës në vend

Raporti i Gallup: 36% e shqiptarëve po kërkojnë aktivisht një punë të re, sinjal i pakënaqësisë së lartë në tregun e punës në vend

nga Fast News
16:10 | 23/09/2025
0

Pagesat elektronike, BSH kërkon më shumë përpjekje nga bankat

Pagesat elektronike, BSH kërkon më shumë përpjekje nga bankat

nga Fast News
14:27 | 22/09/2025
0

Rama prezanton platforma e re për Start Up, do të lidhet me e-Albania nëpërmjet IA

Rama prezanton platforma e re për Start Up, do të lidhet me e-Albania nëpërmjet IA

nga Fast News
14:16 | 22/09/2025
0

Recent News

Këshilli Bashkiak shkarkon unanimisht Erion Veliajn, pritet firma e kryeministrit

Këshilli Bashkiak shkarkon unanimisht Erion Veliajn, pritet firma e kryeministrit

23:25 | 23/09/2025
Raporti i Gallup: 36% e shqiptarëve po kërkojnë aktivisht një punë të re, sinjal i pakënaqësisë së lartë në tregun e punës në vend

Raporti i Gallup: 36% e shqiptarëve po kërkojnë aktivisht një punë të re, sinjal i pakënaqësisë së lartë në tregun e punës në vend

16:10 | 23/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar