Këngëtari i njohur Shpat Kasapi i ka dhënë fund beqarisë duke shpallur zyrtarisht fejesën.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai, duke postuar disa fotografi nga dita e tyre më e bukur.
Çifti i kanë thënë “Po” njëri-tjetrit në 24 dhjetor, por vendosën që lajmin ta jepnin sot me rastin e ndërrimit të viteve.
Shpati dhe Selvija kanë pozuar duke treguar unazat, të veshur shumë elegant. Shpati shfaqet me të zeza ndërsa Selvija plot sharm me një fustan të kuq me xixa.
“Ne i thamë Po njëri-tjetrit”-shkruan Shpati krah fotos.