• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Aktualitet

Gazetari në komisariat/ Meta thirrje urgjente Ardi Veliut dhe policisë: Bëni kujdes, hiqni dorë nga dhuna

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
Gazetari në komisariat/ Meta thirrje urgjente Ardi Veliut dhe policisë: Bëni kujdes, hiqni dorë nga dhuna
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pas dhunës që ushtruan efektivët e policisë ndaj qytetarëve ditën e djeshme, ka ardhur dhe reagimi i Presidentit Ilir Meta.

Duke u nisur nga shoqërimi që iu bë gazetarit Xhoi Malësia në komisariat, Kreu i Shtetit  i bën thirrje Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliut, si dhe çdo efektivi të policisë që të distancohen nga dhuna ndaj qytetarëve.

Gjithashtu presidenti i kërkon prokurorisë që të nisë një hetim të pavarur për të vënë para përgjegjësisë ligjore frymëzuesit, urdhëruesit dhe autorët e kësaj dhune fizike e verbale ndaj qytetarëve.

REAGIMI I PLOTE I PRESIDENTIT ILIR META

Ndalimi për raportim, dhuna fizike e verbale dhe shoqërimi i pajustifikuar në ambientet e paraburgimit të gazetarit Xhoi Malësia, gjatë mbrëmjes së datës 10.12.2020 nga efektivë të Komisariatit Nr.2 të Drejtorisë së Policisë Tiranë, për më tepër në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, është një rast thellësisht i papranueshëm dhe i dënueshëm.

Përdorimi i panevojshëm dhe shproporcional i forcës nga ana e Policisë së Shtetit ndaj çdo qytetari përbën shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut!

Duke shprehur shqetësimin e madh për klimën në rritje armiqësore, veçanërisht ndaj gazetarëve, nga ana e zyrtarëve të lartë të administratës shtetërore dhe në veçanti të disa efektivëve dhe drejtuesve të caktuar të Policisë së Shtetit, i kërkoj organit të Prokurorisë të nisë pa vonesë një hetim të pavarur për të vënë para përgjegjësisë ligjore frymëzuesit, urdhëruesit dhe autorët e kësaj dhune fizike e verbale jo vetëm ndaj gazetarit Xhoi Malësia, por dhe ndaj qytetarëve e përfaqësuesve të shoqërisë civile.

I bëj thirrje publike Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe çdo efektivi me uniformë të bëjnë kujdes maksimal në zbatimin me përpikmëri të ligjit dhe misionit të Policisë së Shtetit, të distancohen menjëherë nga aktet e shëmtuara dhe të dënueshme të dhunës, si dhe të kenë parasysh se liritë dhe të drejtat themelore të njeriut garantohen nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në çdo kohë dhe duhen respektuar nga çdo autoritet.

Duke apeluar me forcë heqjen dorë nga dhuna fizike e psikologjike, kërcënimi dhe çdo lloj presioni ndaj gazetarëve, sidomos gjatë ushtrimit të detyrës, shpreh solidaritetin tim të plotë me ta dhe i inkurajoj të vijojnë misionin e tyre me guxim, pa u trembur, në funksion të interesit publik e kombëtar, transparencës e llogaridhënies në çdo nivel shtetëror.

Pas

“Mos bëni gabimet e së kaluarës” Ambasada e SHBA mesazh politikës para protestës: Vdekja e Klodianit tragjedi, tregohuni të përmbajtur

Para

I gjithë vendi ‘në këmbë’/ Nisin sërish protestat në qytete pas ekzekutimit të Klodian Rashës nga policia

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Rritet pesha e punonjësve me pagë minimale/ Tremujori i tretë sjell surpriza në tregun e punës

Rritet pesha e punonjësve me pagë minimale/ Tremujori i tretë sjell surpriza në tregun e punës

nga Fast News
12:16 | 14/12/2025
0

Tri gabimet e përditshme që po ju plakin para kohe

Tri gabimet e përditshme që po ju plakin para kohe

nga Fast News
12:10 | 14/12/2025
0

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

nga Fast News
14:00 | 13/12/2025
0

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

nga Fast News
13:30 | 13/12/2025
0

Recent News

Rritet pesha e punonjësve me pagë minimale/ Tremujori i tretë sjell surpriza në tregun e punës

Rritet pesha e punonjësve me pagë minimale/ Tremujori i tretë sjell surpriza në tregun e punës

12:16 | 14/12/2025
Tri gabimet e përditshme që po ju plakin para kohe

Tri gabimet e përditshme që po ju plakin para kohe

12:10 | 14/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar