Bota e futbollit u trondit javën e kaluar për vdekjen e legjendës argjentinase Diego Armando Maradona.
Ndërkohë ende vijojnë të dalin detaje në lidhje me këtë ngjarje të hidhur që përloti fansat e sportit.
Mjeku personal i Diego Maradonës Leopoldo Luque, është shprehur se ylli i fushës së blerte është rrëfyer para tij përpara se të ndërronte jetë.
Ndërkohë polemikat rreth vdekjes së tij po vazhdojnë ende në Argjentinë.
Por personi më i tronditur është mjeku Luque, shtëpia e të cilit është bastisur nga policia.
Ai është detyruar të flasë publikisht pas akuzave për neglizhencë ndaj ikonës në Napolit, duke pranuar se Maradona i kishte treguar vuajtjet e mëdha.
Luque këmbëngul se kishte bërë gjithçka në mundësitë e veta për t’i ndihmuar Maradonës të jetojë. Luque e operoi në tru Maradonën, por gjendja shëndetësore e tij u përkeqësua deri në një sulm fatal në zemër i cili ia mori jetën.
Ai doli të flasë para mediave të hënën, pas hetimeve që kanë nisur kundër tij.
“Në një çast Maradona më tha: ‘Sa gjatë dëshironi të duroj unë këtu doktor? Kam vuajtur mjaft shumë tashmë’. Mendoj se Diego, në fund, e dorëzoi luftën, ai ishte shumë i trishtuar”, tha Luque.
“Ai po e ndëshkonte veten në një mënyrë që unë, si mik i tij, nuk do ta lejoja”, shtoi ai.