Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Diplomate me ndikim” Njihuni me gruan që pritet të drejtojë OSBE pas largimit të Ramës

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
“Diplomate me ndikim” Njihuni me gruan që pritet të drejtojë OSBE pas largimit të Ramës
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nën kryesinë e radhës së Shqipërisë, ka nisur dje takimi i radhës i OSBE-së dhe në seancën e sotme pritet të miratohet edhe stafi i ri kryesues. Ministri i jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, iu falënderua personalisht, ministrit të jashtëm të Shqipërisë, Edi Rama, për kompromisin e arritur me stafin e ri: „Kompromisi që kemi përpara u arrit, sidomos falë përpjekjeve të palodhshme të kryesisë shqiptare. Ju, i dashur Edi Rama, dhe ekipi juaj keni meritë që ekipi i ardhshëm drejtues, jo vetëm që ka një nivel të lartë kualifikimi, por për herë të parë në historinë e OSBE-së i përmbush të gjitha ambiciet për balancë gjinore dhe gjeografike. Për këtë ju jemi mirënjohës dhe ju falënderojmë“, tha shefi i diplomacisë gjermane në konferencën virtuale. Maas shprehu keqardhje që nuk ishte vetë në Tiranë për të shijuar „mikpritjen proverbiale“ të shqiptarëve.

OSBE-ja në krizë

Më parë, në fjalën e hapjes, kryetari i radhës së OSBE-së, Edi Rama, kishte vënë në dukje krizën në të cilën gjendet OSBE-ja: „Ne jemi në krizë, një krizë në përkeqësim. Kjo nuk është një situatë që i është shkaktuar organizatës nga vetë ajo, struktura apo njerëzit e saj sepse ajo duhet përgëzuar”, tha Rama dhe shtoi: “Kjo gjendje është shkaktuar vetëm nga ne, 57 vendet anëtare të OSBE-së.“

Rama u ankua për frymën e përçarjes që ekzistonte në OSBE, e ngjashme me kohën e Luftës së Ftohte. Në diplomacinë ndërkombëtare, sidoqoftë, OSBE-ja është “ndalesa e fundit, streha e fundit”, tha ai.

Vakum pushteti

Edhe për postin e sekretarit të përgjithshëm, kishte pasur grindje në OSBE. Në verë sekretari i atëhershëm, zvicerani Thomas Greminger, nuk arriti ta zgjaste mandatin, për shkak të vetos nga ana e Rusisë dhe vendeve të Azisë Qendrore. Vijoi një vakuum pushteti prej disa muajsh.

Në krye të stafit të ri të OSBE-së, i cili pritet të miratohet sot, do të jetë diplomatja gjermane, Helga Schmid. Një emër që as në Gjermani nuk e njeh shumëkush, edhe pse 59-vjeçarja që tani ka një pozicion me shumë ndikim, si sekretare e përgjithshme e Shërbimit të Jashtëm të Europës, pra, numri dy i politikës së jashtme të BE-së.

Një diplomate me ndikim

Në diplomaci, mungesa e njohjes nuk është patjetër disavantazh, përkundrazi. Kjo vlen edhe për punën e mëparshme të Helga Schmidit. Për shembull, ajo ka luajtuar një rol kyç në negociatat midis BE-së dhe Iranit për programin bërthamor iranian, për të cilin i është dashur shumë takt. Edhe në politikat e BE-së ndaj luftës së brendshme në Ukrainë dhe konfliktit me Rusinë në vitin 2013 e 2014 ajo ka pasur një rol të rëndësishëm.

OSBE-ja përbëhet nga 57 shtete nga Evropa, Azia dhe Amerika e Veriut, ka dalë nga Konferenca për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (KSBE). Kjo u themelua në vitin 1975 në një Evropë që atëherë ishte ende e ndarë në blloqe. Në rolin e saj të ri, Helga Schmid do të duhet të merret me kriza që i njeh nga puna e saj ndërmjetësuese. As kriza e Ukrainës me Rusinë dhe as mosmarrëveshja mbi armët bërthamore iraniane nuk janë zgjidhur deri më tani. Por ajo do të merret edhe me konsolidimin e brendshëm të OSBE-së dhe rikonfirmimin e qëllimeve të saj si organizatë paqeje dhe sigurie./DW

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Pas

“Nuk kemi më kohë me prit” Jozefina Topalli bën thirrjen e fortë: Le të bëhemi bashkë, ti japim shpresë vendit

Para

“Po nxisni një konflikt” Ministri Lleshaj revoltohet pasi Lala i nxjerr dokumentin: Policia e dinte kush ishte vrasësi

Para
“Po nxisni një konflikt” Ministri Lleshaj revoltohet pasi Lala i nxjerr dokumentin: Policia e dinte kush ishte vrasësi

“Po nxisni një konflikt” Ministri Lleshaj revoltohet pasi Lala i nxjerr dokumentin: Policia e dinte kush ishte vrasësi

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Zbulohet varri i D’Artagnan?

Zbulohet varri i D’Artagnan?

nga Fast News
08:00 | 27/03/2026
0

Fundi i privatësisë në Instagram? Çfarë ndodh me mesazhet e tua pas 8 majit

Fundi i privatësisë në Instagram? Çfarë ndodh me mesazhet e tua pas 8 majit

nga Fast News
22:40 | 26/03/2026
0

“Shqipëria s’ka më shumë korrupsion se Europa”, Rama u përgjigjet kritikëve: Dëshmia jonë, turizmi dhe 1.6 miliardë euro investime të huaja

“Shqipëria s’ka më shumë korrupsion se Europa”, Rama u përgjigjet kritikëve: Dëshmia jonë, turizmi dhe 1.6 miliardë euro investime të huaja

nga Fast News
22:22 | 26/03/2026
0

Ministri Karakaçi: Shqipëria një destinacion për investime të qëndrueshme dhe fitimprurëse

Ministri Karakaçi: Shqipëria një destinacion për investime të qëndrueshme dhe fitimprurëse

nga Fast News
17:17 | 26/03/2026
0

Recent News

Zbulohet varri i D’Artagnan?

Zbulohet varri i D’Artagnan?

08:00 | 27/03/2026
Fundi i privatësisë në Instagram? Çfarë ndodh me mesazhet e tua pas 8 majit

Fundi i privatësisë në Instagram? Çfarë ndodh me mesazhet e tua pas 8 majit

22:40 | 26/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora