• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

“Dashnorët” e rinj të natyrës? Një nga efektet anësore të pandemisë

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Bota
0
“Dashnorët” e rinj të natyrës? Një nga efektet anësore të pandemisë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Çfarë duhet që disa njerëz të dalin jashtë në natyrë? Studiuesit thonë se për disa banorë të qytetit, u desh pandemia e C ovid-19. Një studimi i ri, zbulon se 26 për qind e njerëzve që vizituan parqet gjatë muajve të parë të pandemisë së C ovid-19, kishin dalë rrallë ose asnjëherë shëtitje në natyrë vitin e kaluar.

Studimi, nga studiuesit në Universitetin e Vermontit në SHBA, është një nga të parët që  eksploroi mënyrën sesi C ovid-19, e ka ndryshuar marrëdhëniet e amerikanëve me natyrën. “Si shumë njerëz, ne vumë re një rritje të madhe të numrit të vizitorëve në pyjet urbane dhe parqe në ditët e para të pandemisë”- thotë autori i i studimit Brendan Fisher i Universitetit të Vermontit.

Për studimin, studiuesit anketuan vizitorët në 25 parqe dhe zona natyrore përreth Barlingtonit në Vermont, një zonë me afro 214.000 banorë, ose gati 1/3 e popullsisë së shtetit. Ekipi vëzhgoi një grup prej mbi 400 personash, kur hynë në fuqi masat kufizuese për shkak të pandemisë.

Në atë kohë, gati 70 për qind e përdoruesve të parkut shtuan vizitat e tyre në natyrë. Një numër dërrmues i të anketuarve – 81 për qind – raportuan një rritje të rëndësisë për këto zona dhe qasjen në to. Gati 70 për qind e vizitorëve, që dilnin për herë të parë, thanë se qasja në këto vende gjatë Covid-19 ishte shumë e rëndësishme për ta.

Arsyet më të zakonshme të përdoruesve të parkut ishin dalja jashtë shtëpisë, ushtrimet fizike, lidhja me natyrën, gjetja e qetësisë, zogjtë, shëtitja e qenve dhe koha e kaluar me fëmijët. Studiuesit zbuluan se 66 për qind e njerëzve, i përdorën këto zona natyrore për të gjetur qetësinë, ndërsa 32 për qind i raportuan këto vende si hapësira për soditje, aktivitete, që janë treguar se zvogëlojnë stresin.



“Qasja në zonat natyrore urbane, mund të jetë duke sjellë përfitime të shëndetit mendor gjatë një kohe, kur ato janë më të nevojshme”-thotë Fisher. Sipas tij njerëzit kanë nevojë për më shumë hapësirë ​​për paqe dhe meditime, si dhe për hapësira të sigurta për të qenë socialë.

Sipas studiuesve, kërkesa për hapësira ​​të gjelbra, po rritet në një kohë kur shumë komunitete po shohin humbje të zonave natyrore urbane.

“Ekspertët e sëmundjeve infektive parashikojnë që viruset, si ato që shkaktojnë C ovid-19, do të rriten me frekuencë në të ardhmen”-thotë Nelson Grima, që drejtoi studimin si një studiues post-doktoral. Ky studim – së bashku me një studim tjetër të botuar këtë javë – zbuloi se gratë e kanë rritur veçanërisht aktivitetin e tyre në natyrë gjatë C  ovid-19./ Bota.al

Pas

Lëkundje tërmeti në vend, ja sa ishte magnituda dhe epiqendra

Para

Rama foli për Greqinë/ Ylli Manjani ngre dyshime, ja deklarata e fortë që bën

Para
Rama foli për Greqinë/ Ylli Manjani ngre dyshime, ja deklarata e fortë që bën

Rama foli për Greqinë/ Ylli Manjani ngre dyshime, ja deklarata e fortë që bën

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Nuk ndryshon norma bazë e interesit, Guvernatori i BSH analizon ekonominë

Nuk ndryshon norma bazë e interesit, Guvernatori i BSH analizon ekonominë

nga Fast News
18:52 | 17/12/2025
0

Zhvillimet nga turizmi, të huajt në hotele rritje me 55.4%

Zhvillimet nga turizmi, të huajt në hotele rritje me 55.4%

nga Fast News
15:30 | 17/12/2025
0

Përkeqësohet tregtia, eksportet me rënie 7% këtë 11-mujor

Përkeqësohet tregtia, eksportet me rënie 7% këtë 11-mujor

nga Fast News
15:02 | 17/12/2025
0

Musk bëhet personi i parë me mbi 600 miliardë USD pasuri neto

Musk bëhet personi i parë me mbi 600 miliardë USD pasuri neto

nga Fast News
10:00 | 17/12/2025
0

Recent News

Nuk ndryshon norma bazë e interesit, Guvernatori i BSH analizon ekonominë

Nuk ndryshon norma bazë e interesit, Guvernatori i BSH analizon ekonominë

18:52 | 17/12/2025
Zhvillimet nga turizmi, të huajt në hotele rritje me 55.4%

Zhvillimet nga turizmi, të huajt në hotele rritje me 55.4%

15:30 | 17/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar