Në këto momente në Presidencë është duke u hedhur shorti për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED).
Aktualisht pjesë e tij janë figura të njohura në fushën e drejtësisë në Shqipëri.
-Nga Gjykata Kushtetuese marrin pjesë 4 emra: Elsa Toska, Fiona Papajorgji, Marsida Xhaferllari dhe Vitore Tusha. Me hedhjen e shortit janë hapur goglat dhe dy anëtarët e rinj të KED nga radhët e Kushtetueses janë zgjedhur Marsida Xhaferllari dhe Elsa Toska.
-Ndërkohë, anëtar zëvendësues nga radhët po të Gjykatës Kushteteuse është zgjedhur Fiona Papajorgji.
-Nga Gjykata e Lartë për një vend në KED kanë marrë pjesë Sokol Sadushi, Ilir Panda dhe Ervin Pupe. Fitues me shortin e goglave është shpallur Ervin Pupe, ndërsa anëtar zëvendësues nga radhët e Gjykatës së Lartë është zgjedhur Ilir Panda.
– Nga radhët e Prokurorisë së Përgjithshme është shpallur fitues përmes shortit, si anëtar i KED për vitin 2021, prokurori Adnan Xholi. Kurse si anëtar zëvendësues është shpallur Kujtim Luli.
Kujtojmë se Vitore Tusha mbetet jashtë KED.
Ishte vetë presidenti Ilir Meta që përcaktoi datën 4 dhjetor për hedhjen e shortit.
KED me anëtarët e rinj do të funksionojë përgjatë vitit 2021. Sjellim në vëmendje që KED është një organ kolegjial me 9 anëtarë dhe me mandat 1-vjeçar.