• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Burg ose gjobë e majme për ata filmojnë në ambiente private, dënohen edhe ata që do i shpërndajnë

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
Burg ose gjobë e majme për ata filmojnë në ambiente private, dënohen edhe ata që do i shpërndajnë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një shtojcë e re është shtuar në ligj, në të cilin parashikohen të gjitha penalitetet, përfshirë burgun dhe gjoba të majme. Çdo informacion që cilësohet si i rremë do të dënohet me gjobë nga pesëdhjetë mijë deri në një milion e pesëqind mijë lekë dhe do të kërkohet përgënjeshtrim dhe falje publike ndaj “viktimës”.
TIRANË– Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj i ka propozuar Kuvendit disa ndryshime në Kodin Penal lidhur me memet. Një shtojcë e re është shtuar në ligj, në të cilin parashikohen të gjitha penalitetet, përfshirë burgun dhe gjoba të majme. Çdo informacion që cilësohet si i rremë do të dënohet me gjobë nga pesëdhjetë mijë deri në një milion e pesëqind mijë lekë dhe do të kërkohet përgënjeshtrim dhe falje publike ndaj “viktimës”. Burg ose gjobë edhe për ata që fotografojnë, filmojnë ose regjistrojnë me audio personazhet në banesën e tyre personale apo në një vend tjetër ku gëzohet privatësia (kafe, market, rrugë). Të gjitha do të konsiderohen ndërhyrje në jetën private. Shkelësi do të dënohet me gjobë ose me 1 vit heqje lirie. Por nuk mbetet me kaq. Edhe ata që e shpërndajnë do të dënohen me burgim nga 2 deri në 3 vjet. Nëse kemi të bëjmë me të mitur, atëherë koha e burgut varion nga 2 deri në 4 vjet. Nga dënimet përjashtohen rasetet kur regjistrimi bëhet me qëllim të zbulimit të veprës penale dhe nëse fotografitë dhe regjistrimet i dorëzohen organeve të drejtësisë.

NDRYSHIMET NË KODIN PENAL:





1. Publikimi në cdo formë, mënyrë apo mjet i një montazhi të realizuar me fjalët ose imazhin e një personi pa pëlqimin e tij, nëse kryhet për qëllime përfitimi material ose jo material, apo kur ka qëllim të dëmtojë reputacionin e një personi, kur materiali nuk shfaqet dukshëm që është një montazh ose nëse nuk përmendet shprehimisht se eshtë i tillë, përbën kundrvajtje penale dhe dënohet me burgim deri në 1 vit.

2. Ndjekja penale fillon me ankim të viktimës ose përfaqësuesit ligjor të saj dhe pushon me tërheqjen prej saj”, thuhet ne nenin 238.

SHPIFJA NE RRJETET SOCIALE

Në nenin 227 parashikohet cilësimi i shpifjes si kundravajtje penale kur deklaratat e rreme apo ofenduese cenojnë nderin dhe reputacionin e personit.

Sipas propozimeve të ministrise e Drejtësisë kjo do dënohet me gjobë nga pesëdhjetë mijë deri në një milion e pesëqind mijë lekë.

Por nuk mbaron me kaq, sepse ka edhe dënim plotesues te pergenjeshtrimit dhe faljen publike ndaj ‘viktimes’.

Nje shtese e re ne ligje eshte dhe denimi per hapjen e shpifjeve ne rrjetet sociale, per kete parashikohen gjoba të majme.

“Nëse vepra penale është kryer nëpërmjet shtypit ose ndonjë mjeti tjetër komunikimi mediatik, elektronik, nëpërmjet rrjeteve sociale në internet, ose nëpërmjet një akti publik, dënimi shtohet ne dyfishin e parashikuar ne paragrafin e pare”.

Po ashtu parashikohen dhe gjoba dhe ndeshkime per botuesit e mediave, drejtoreve, zv.drejtoreve si dhe printuesve.

” Kur vepra penale e shpifjes është kryer me anë të shtypit, pergjegjesia shtrihet edhe për drejtorin administrues ose, sipas rastit, zv/drejtorin, botuesin dhe printuesin ne rastet e dijenise se tyre rreth faktit penal.

Dënimi penal shoqërohet edhe me dënimin plotësues të përgënjeshtrimit të deklaratës/faktit/informacionit të rremë me të njëjtën mënyrë dhe me të njëjtin mjet sikundër është realizuar përhapja e tij, dhe detyrimin e publikimit të vendimit gjyqësor penal nëpërmjet medias apo në komunitet”, thuhet në ndryshimet e propozuar nga Etilda Gjonaj.

Neni 227
Shpifja1. Përhapja e qëllimshme e deklaratave rreth një fakti specifik të rremë dhe ofendues ndaj personit si dhe/apo çdo informacioni tjetër të rreme, që cenojnë nderin dhe reputacionin e personit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga pesëdhjetë mijë deri në një milion e pesëqind mijë lekë dhe denimin plotesues te pergenjeshtrimit dhe faljen publike ndaj viktimes.

2. Nëse vepra penale është kryer nëpërmjet shtypit ose ndonjë mjeti tjetër komunikimi mediatik, elektronik, nëpërmjet rrjeteve sociale në internet, ose nëpërmjet një akti publik, dënimi shtohet ne dyfishin e parashikuar ne paragrafin e pare.

3. Nëse vepra penale i drejtohet një organi politik, administrativ ose gjyqësor, ose një personi në cilësinë e përfaqësuesit të një prej këtyre organeve, ose një autoriti të përbërë që funksionon në kolegj, dënimet e parashikuara në paragrafët 1 apo 2 shtohen me 1/2.

4. Cilido që ka kryer ndonjë prej veprimeve të parashikuara në këtë nen në gjendje zemërimi nuk ka përgjegjësi penale, nëse kjo gjendje dhe këto veprime janë shkaktuar si pasojë e një fakti të padrejtë i të tjerëve ndaj tij dhe menjëherë pas tij.
5. Procedimi penal fillon me kerkesen e viktimes dhe ceshtja pushohet kur ajo tërheq ankimin.
6. Kur vepra penale e shpifjes është kryer me anë të shtypit, pergjegjesia shtrihet edhe për drejtorin administrues ose, sipas rastit, zv/drejtorin, botuesin dhe printuesin ne rastet e dijenise se tyre rreth faktit penal.Dënimi penalshoqërohet edhe me dënimin plotësues të përgënjeshtrimit tëdeklaratës/faktit/informacionit të rremëme të njëjtën mënyrë dhe me të njëjtin mjet sikundër është realizuar përhapja e tij, dhe detyrimin e publikimit të vendimit gjyqësor penal nëpërmjet medias apo në komunitet.
7. Procedimi penal nuk pengon viktimen tí drejtohet edhe gjykates civile.

Burg apo dhe gjobë parashikohet edhe kur një person fotografohet, filmohet, regjistrohet me video apo audio në banesën e tij personale ose në ndonjë vend tjetër ku personi gëzon ligjërisht privatësi, që konsiderohet ndërhyrje e padrejtë në jetën private.

Neni 228
Ndërhyrje të padrejta në jetën private

1. Cilido që për qëllime përfitimi material ose jo material, apo kur ka qëllim të dëmtojë reputacionin e një personi, pa autorizim fotografon, filmon, regjistron me video apo audio këtë person në banesën e tij personale ose në ndonjë vend tjetër ku personi gëzon ligjërisht privatësi, apo vendos aparatura që shërbejnë për fotografim, transmetim apo regjistrim të fjalëve ose të figurave, i të dhënave që ekspozojnë një aspekt të jetës private të personit, pa pëlqimin e tij, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim nga deri ne 1 vit.

2. Shpërndarja, ofrimi për publikim apo publikimi me çdo mjet ose formë të komunikimit publik apo mënyrë tjetër i të dhënave të marra në mënyrën dhe qellimin e përcaktuar në paragrafin e parë të këtij neni, dënohet me burgim nga 2 deri në 3 vjet.

3. Po kjo vepër, kur kryhet ndaj të miturit, dënohet me burgim nga 2 deri në 4 vjet.

4. Kur vepra penale kryhet nëpërmjet shfrytëzimit të funksionit shtetëror ose shërbimit publik apo nga personi që disponon këto të dhëna për shkak të detyrës shtetërore apo shërbimit publik, dënohet me burgim nga 2 deri në 5 vjet.
5. Kur vepra penale e parashikuar në paragrafët 1 dhe 2 të këtij neni është kryer nëpërmjet shtypit të shkruar ose audioviziv, dispozitat specifike të ligjeve që rregullojnë këto çështje janë të zbatueshme edhe ndaj personave pergjegjes qe kane beret e mundur publikimin e te dhenave private.

6. Kur veprat penale të parashikuara në paragrafët 1-5 të këtij neni përfshijnë fjalë ose imazhe që paraqesin/kanë karakter seksual dhe janë në një vend publik ose privat, dënimet rriten me ½ për seicilin rast.
7. Nuk ka përgjegjësi penale, nëse fotografimi, filmimi ose regjistrimi bëhet me qëllim të zbulimit të veprës penale dhe të autorit të veprës penale ose për të vërtetuar faktin penal si provënë Polici, Prokurori ose në Gjykatë dhe nëse fotografitë dhe regjistrimet i dorëzohen këtyre organeve.

8. Proçedimi penal për ketë vepër penale fillon me paraqitjen në gjykatë të kërkesës për gjykim të viktimës akuzuese ose përfaqësuesit ligjor të saj dhe pushohet nese tërhiqet prej saj.

Pas

Kërdia 24 orët e fundit në vendin tonë, Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat

Para

A do të vaksinohen personat që kanë kaluar virusin? Brataj tregon programin sesi do veprohet

Para
“Kemi lajme të mëdha”, ja ç’po ndodh me virusin në Shqipëri, shefi i urgjencës jep mesazhin e fortë

A do të vaksinohen personat që kanë kaluar virusin? Brataj tregon programin sesi do veprohet

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

nga Fast News
14:58 | 09/09/2025
0

Del raporti: Cmimet rriten lehtë në gusht, ndikojnë kryesisht ushqimet

Del raporti: Cmimet rriten lehtë në gusht, ndikojnë kryesisht ushqimet

nga Fast News
14:56 | 09/09/2025
0

UMSH marrëveshje bashkëpunimi me Qendrën e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve, ja mesazhet që u dhanë

UMSH marrëveshje bashkëpunimi me Qendrën e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve, ja mesazhet që u dhanë

nga Fast News
14:49 | 09/09/2025
0

Në Tropojë, një nga projektet më të mëdha për energjinë e erës, ja kush e financon

Në Tropojë, një nga projektet më të mëdha për energjinë e erës, ja kush e financon

nga Fast News
10:34 | 09/09/2025
0

Recent News

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

14:58 | 09/09/2025
Del raporti: Cmimet rriten lehtë në gusht, ndikojnë kryesisht ushqimet

Del raporti: Cmimet rriten lehtë në gusht, ndikojnë kryesisht ushqimet

14:56 | 09/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar