• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Bandat kriminale po kontrollojnë vendin”, Lleshaj përballet me gazetarin Hoxha dhe bën deklaratën e papritur

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
“Bandat kriminale po kontrollojnë vendin”, Lleshaj përballet me gazetarin Hoxha dhe bën deklaratën e papritur
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka folur për situatën aktuale në vend, referuar krimit të organizuar, vrasjeve apo veprave penale të tjera si aksidentet apo kultivim lëndësh narkotike.

Lleshaj tha se 2020 ka qenë viti më i mirë, me statistikat më të mira në 30 vite.

Nga ana tjetër Artan Hoxha i tha Lleshajt se krimi i organizuar kontrollon shumicën e qyteteve shqiptare, jo si në 1997, por në mënyrë më të sofistikuar, më të modernizuar, duke kontrolluar shoqërinë, bizneset.

Lleshaj: Nuk ka vrasje të njëpasnjëshme për ditë. Ato jashtë vendit nuk llogariten, janë jashtë juridiksionit tonë. Fenomeni nuk është në nivele shqetësuese, vetëm 49 vrasje për këtë vit. Në vlerat më të mira historike. Vrasje me 2019 kemi 13% më pak. Vrasje në familje 57% më pak se në 2019. Aksidente 15% më pak, viktima nga këto aksidente 18% më pak se në 2019. Nuk jemi në dramë. Edhe njëri po të vritet është problem.

Fevziu: Në Vlorë ka persona që janë zhdukur dhe s’po gjenden ende.

Lleshaj: Është bërë legjendë Vlora. Nuk rezulton të jetë numër i lartë.

Hoxha: Në shtator 2018 kemi publikuar videon e rrëmbimit të Elvis Troqes dhe u ndaluan rrëmbimet. Për 3 muaj më pas u zhdukën 3 persona. Për rastin e fundit të Ermal Ngucaj, që nuk është gjendur më, është fenomen kriminal i dukshëm. Ose prokurori bën dosje të tjera dhe ju hetoni persona të tjerë…

Prokuroria ende edhe sot e kësaj dite nuk ka dhënë urdhër arresti për persona të implikuar në krime. Janë përmendur nga OFL kur filloi operacioni. Ata pranuan që kanë qenë në vrasje dhe jo vetëm. Për të tjerët s’ka urdhër arreste.

Lleshaj: Te Vlora, për të zhdukurit, cilësohet i zhdukur një person për të cilin ka denoncim në polici. Marrëdhëniet tona me prokurorinë e përgjithshme janë shumë të mira, por nëpër rrethe varion.

Hoxha: Ju thatë se në asnjë cep të Shqipërisë nuk ka kontrolle nga krimi. Por s’do të thotë se jemi në 1997, por në mënyrë më të sofistikuar. Kapin jetën shoqërore, bizneset. Policia në vitet e fundit në Elbasan ka zbuluar një nga një disa ngjarje, por problemi është ky, që nëse nuk ka bashkëpunim nuk ka sukses. Grupet kriminale po i ndërpresin financat njeri-tjetrit. Me ato para blihen mercenarët, armët, rekrutohen të varfër që me 5 lekë të vrasin.

Gazetari Hoxha i nxjerr faktet, në 3 kapje në Itali, Greqi dhe Mal të Zi, mbi 3 ton kanabis të kapur nga fqinjët.

Hoxha: Beteja me kanabisin nuk është policore, por politike.

Lleshaj: Shumë shqiptarë kanë emigruar dhe merren me kultivim kanabisi. Unë mbaj përgjegjësinë time.

Pas

Ko.ronavirusi po bën namin në mbarë botën, profesori jep lajmin e madh

Para

Mjeku ndodhet në gjendje kritike, Sonila Meço bën thirrjen urgjente

Para
Mjeku ndodhet në gjendje kritike, Sonila Meço bën thirrjen urgjente

Mjeku ndodhet në gjendje kritike, Sonila Meço bën thirrjen urgjente

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Kabineti “Rama 4”, lundrimi i provës drejt Integrimit

Kabineti “Rama 4”, lundrimi i provës drejt Integrimit

nga Fast News
08:00 | 12/09/2025
0

Edi Rama zbulon emrat e ministrave të kabinetit të ri qeveritar

Edi Rama zbulon emrat e ministrave të kabinetit të ri qeveritar

nga Fast News
15:57 | 11/09/2025
0

Të huajt investojnë në blerje banesash, 34% e totalit të investimeve të huaja në këtë drejtim

Të huajt investojnë në blerje banesash, 34% e totalit të investimeve të huaja në këtë drejtim

nga Fast News
10:30 | 11/09/2025
0

Rritet me 11.7% paga mesatare në ekonomi, dalin sektorët që paguajnë më shumë

Rritet me 11.7% paga mesatare në ekonomi, dalin sektorët që paguajnë më shumë

nga Fast News
10:00 | 11/09/2025
0

Recent News

Kabineti “Rama 4”, lundrimi i provës drejt Integrimit

Kabineti “Rama 4”, lundrimi i provës drejt Integrimit

08:00 | 12/09/2025
Edi Rama zbulon emrat e ministrave të kabinetit të ri qeveritar

Edi Rama zbulon emrat e ministrave të kabinetit të ri qeveritar

15:57 | 11/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar