• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

A duhet ta bëjnë vaksinën personat që e kanë kaluar virusin? Ja çfarë thotë mjeku

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Bota
0
A duhet ta bëjnë vaksinën personat që e kanë kaluar virusin? Ja çfarë thotë mjeku
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Administrata amerikane për Ushqimin dhe Medikamentet, pas një analize të detajuar arriti në përfundimin se vaksina kundër COVID-19 që po mendohet të shpërndahet, është në përputhje me kriteret e paracaktuara.

Ky lajm ka ndezur shpresën tek qytetarët, të cilët presin të marrin vaksinën për t’i dhënë fund pandemisë, e cila vijon prej muajit mars të marrë jetë njerëzish në gjithë botën.

Drejtori i Zhvillimit të Vaksinave në Kompaninë “GEOVAX”, Arban Domi tha në Euroneës Albania se lajmi për vaksinën është shumë i rëndësishëm, dhe ky është një hap, të cilin qytetarët e prisnin prej kohësh.

“Është etapë shumë e rëndësishme dhe pritet prej kohësh. Detajet nuk janë përcaktuar të paktën për publikun. Shpërndarja pas zyrtarizmit do të fillojë brenda 24 orësh, duke filluar nga moshat më të vjetra, mjekët dhe infermierët”, tha ai.

I pyetur nga gazetarja Ilva Tare nëse realisht ka ardhur koha, që të merret frymë lirisht kundër pandemisë pas daljes së vaksinave, doktor Domi dha këtë mëndim:

“Do të them po edhe jo. Ana pozitive është se të paktën për momentin vaksina duke e sigurt dhe efikase. Do të duhen muaj të tërë për të vaksinuar një numër të madh të popullsisë dhe minimumi në Amerikë do të duhet mesi i vitit tjetër”, shtoi ai.

Ai tha se karrantinimi apo mbyllja në shtëpi nuk është një strategji e mirë dhe kjo duhet të shmanget.

“Për sa i përket numrave në Amerikë numrat janë rritur. Numrat nuk kanë rëndësi shumë të madhe për sa kohë sistemi spitalor e përballon situatën. Sa i takon mbylljes, personalisht nuk janë shumë i favorshëm për mbylljen për aq kohë sa nuk ka një qëllim të caktuar për se po mbyllemi, sepse mbyllja nuk eliminon virusin, siç e ka vërtetuar edhe eksperienca e muajve të fundit, por vetëm e shtynë në kohë. Virusi nuk mund të eliminohet përmes mbylljes”, tha ai.

Gjithashtu z. Domi nënvizoi se edhe nëse aplikohet izolimi, ai duhet të bëhet për personat më moshë madhore dhe ato me sëmundje ekzistuese.

“Për mendimin tim. Duhet të izolohen personat në moshë të vjetër dhe personat me sëmundje ekzistuese. Sa i përket mbylljes gjatë natës është relative, sepse varet me shtete, por edhe me kulturën. Duke njohur kulturën shqiptare, po bëhet për moshat e reja, edhe nëse mbyllen lokalet gjatë natës ato do të rrinë nëpër kafe gjatë ditës. Organizimi sa më i plotë i spitaleve rajonal, sepse 2% e personave të infektuar kanë nevojë për kurim special”, tha ai.

Sa i takon festimeve për festat e fundvitit, mjeku Domi tha se në Amerikë rekomandohen kryesisht të zgjidhen grupe të vogla brenda familjes.

“Rekomandohet në grupe të vogla brenda familjes, por parimi im është që shtetet dhe qeveritë duhet t’u tregojnë njerëzve të mirat dhe të këqijat, dhe ta dinë informacionin e duhur. Gjithsecili e di rrezikun dhe kush është më e rëndësishme për jetën e tij”, theksoi ai.

Në fund z. Domi tha se ata që e kanë kaluar Covid-in, nuk është e nevojshme të bëjnë vaksinën të paktën për një periudhë prej nëntë muajsh.

“Ai që e ka kaluar covidin, të paktën për 6-9 muajt e ardhshëm nuk është e nevojshme të bëj vaksinën. Një sugjerim që bëra para disa ditësh, shumë teste, sidomos testet e shpejta, të ketë një stok për të testuar çdo individ që duhet të marrë vaksinën, nëse testi del pozitiv, nuk duhet ta marrë vaksinën, por vaksina duhet të shpërndahet për dikë tjetër”, tha ai.

Pas

Surprizat e motit për sot/ Reshje shiu në gjithë vendin dhe dëborë

Para

“Nuk e shpëtoj as unë, as Lulzim Basha”, Ilir Meta bën deklaratën e fortë, paralajmëron ndryshimin e madh pas 25 prillit

Para
“Koha për parandalimin e rënies në humnerë është tani” Presidenti Meta e nis ditën me mesazhe të forta

“Nuk e shpëtoj as unë, as Lulzim Basha”, Ilir Meta bën deklaratën e fortë, paralajmëron ndryshimin e madh pas 25 prillit

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Sherifi ka mbërritur në qytet

Sherifi ka mbërritur në qytet

nga Fast News
13:58 | 08/11/2025
0

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

nga Fast News
12:45 | 08/11/2025
0

Si ta fitoni besimin e bashkëbiseduesit, 8 këshilla

Si ta fitoni besimin e bashkëbiseduesit, 8 këshilla

nga Fast News
12:15 | 08/11/2025
0

“1 miliardë euro për shëndetësinë”, Rama tregon se cfarë do të bëjë për të sëmurët me kancer, mjekët dhe infermierët

“1 miliardë euro për shëndetësinë”, Rama tregon se cfarë do të bëjë për të sëmurët me kancer, mjekët dhe infermierët

nga Fast News
11:55 | 08/11/2025
0

Recent News

Sherifi ka mbërritur në qytet

Sherifi ka mbërritur në qytet

13:58 | 08/11/2025
Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

12:45 | 08/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar