• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

U shtir si Ardit Gjebrea në mesazh, si ia mori 2 mijë euro biznesmenit me WhatsApp

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
U shtir si Ardit Gjebrea në mesazh, si ia mori 2 mijë euro biznesmenit me WhatsApp
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


“Jam në lëvizje duke bërë emision, por nëse mundesh t’i japësh një mikut tim 2 mijë euro”.

Në mes të një bisede në WhatsApp dhe Viber shtetasi B. Stojku besonte se ishte duke komunikuar me Ardit Gjebrenë, këngëtarin dhe showmenin e njohur në vend.

Por, në fakt, Stojku i cili pasi pa edhe fotografinë e Ardit Gjebresë së rremë në numrin nga po i shkruhej, porositi të birin që të dorëzonte shumën tek miku i tij shumë i njohur që ndërkohë nga ana tjetër e telefonit i shkruante: jam në emision dhe më duhet t’ia dërgosh se i duhen për në spital.

“Mendova se ishte Ardit Gjebrea, – rrëfeu më pas në polici burri, i cili u peshkua nga një mashtrues ende i paidentifikuar, i cili fillimisht i shkroi vetëm kaq “çkemi, si je i dashur?”.

Pasi Stojku që ndërkohë gjendej sipas burimeve të gazetës “Si” duke drekuar ka qenë i bindur se po fliste me Gjebrenë, dhe pasi urdhëroi të birin që të tërhiqte 2 mijë euro i shkroi Gjebresë së rremë.

“Në ç’vend je, do t’i sjellë djali, pasi jam në një drekë me ca miq”.

Kallëzuesi shton në polici se mashtruesi ende i panjohur i tha se do dërgonte një mikun e tij të quajtur Toni dhe më pas ka shtuar “faleminderit shumë nga dreka do të t’i sjell”.

Policia pohon për gazetën “Si” se rreth orës 14.27 minuta, i mashtruari u telefonua nga i biri që i tregoi se paratë i kishte marrë një taksi e verdhë.

“Më vonë unë dyshova dhe pas disa orësh mora në telefon Arditin se kë person kishte në spital dhe ai mbeti i shtangur duke më thënë, – nuk kam asnjë person në spital”.

Skema është zbuluar akoma më tej kur të dy burrat kanë folur me detaje për çfarë kishte ndodhur.

Policia deklaron për gazetën “Si” se është marrë dëshmia e Ardit Gjebresë që tregon se miku i tij Stojku e kishte pyetur se si ishte bërë njeriu i tij në spital. Më tej, Gjebrea hedh dritë duke treguar se si ishte vënë në dijeni nga miku i tij që i kishte treguar se dikush i ishte prezantuar si ai dhe i kishte kërkuar 2 mijë euro.

Sipas burimeve policia ka sekuestruar një sërë kamerash mes të cilave zbulohet edhe taksia e verdhë që i është dorëzuar shuma e eurove. Shoferi tregon “më doli një person i gjatë dhe më ngriti dorën për të ndaluar.

Më kërkoi ta çoja tek hotel H. ku ai do merrte një porosi, por që më pas i ka kërkuar të shkojë shoferi ta marrë”. I. V shton se udhëtoi drejt destinacionit pa e ditur se çfarë porosie do të merrte dhe pasi ka mbërritur në vendin e kërkuar ka telefonuar “punëdhënësin” në numrin që i panjohuri i kishte dhënë.

“Prej aty doli një djalë dhe më dha një zarf me prerje 100 dhe kur ia dorëzova, më bëri përshtypje se ai nuk i numëroi paratë”, shton më tej taksisti.

Policia shton në rrugë anonime se ka identifikuar Arditin e rremë, i cili është P. Halilaj nga Kruja që do të hetohet për mashtrim.

Pas

Rëndohet bilanci në Turqi, rritet numri i viktimave pas tërmetit të frikshëm

Para

“Kam parë si vrísnin njerëzit”, Endri Dumani rrëfen jetën në kampin e ferrit

Para
“Kam parë si vrísnin njerëzit”, Endri Dumani rrëfen jetën në kampin e ferrit

“Kam parë si vrísnin njerëzit”, Endri Dumani rrëfen jetën në kampin e ferrit

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Qeveria zbardh programin për 4 vitet e ardhshme, ja ku do të ndërhyhet

Qeveria zbardh programin për 4 vitet e ardhshme, ja ku do të ndërhyhet

nga Fast News
22:57 | 17/09/2025
0

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

nga Fast News
09:41 | 17/09/2025
0

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

nga Fast News
09:33 | 17/09/2025
0

Paga reale bruto vlen sot 130 euro më pak se në 2020-n; Zhvlerësimi nga rritja e çmimeve

Paga reale bruto vlen sot 130 euro më pak se në 2020-n; Zhvlerësimi nga rritja e çmimeve

nga Fast News
09:24 | 17/09/2025
0

Recent News

Qeveria zbardh programin për 4 vitet e ardhshme, ja ku do të ndërhyhet

Qeveria zbardh programin për 4 vitet e ardhshme, ja ku do të ndërhyhet

22:57 | 17/09/2025
Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

09:41 | 17/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar