Moderatorja e njohur Arbana Osmani zbuloi sot për ndjekësit se dhe babai i saj e kishte kaluar COVID19.
Ajo është shprehur se po takohet me të pas 3 javësh, pasi i ati ka qenë i izoluar.
Por tanimë duket se Demir Osmani e ka fituar betejën me virusin dhe gëzon shëndet të plotë.
“Ja u shërua nga Covid-19. Jo shumë keq, mirë je. Mirë e kaloi, dy javë na çmendi. 20 ditë, (qesh)”, shkruan Arbana krahas postimit në rrjetet sociale.