• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Të mbyllen menjëherë”, Berisha tregon kush është vatra e përhapjes së virusit

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
“Jemi më keq nga çdo vend” Berisha tregon shifrën e frikshme: Ja sa njerëz kanë humbur jetën në 3 muaj nga pandemia
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Ish kryeministri Sali Berisha u shpreh se shkollat duhet të mbyllen menjëherë në mënyrë që të frenohet përhapja e virusit. Përmes një postimi në rrjetin social, Berisha shkruan se pas datës 15 shtator kur nisi viti i ri akademik, numri i të prekurve dhe viktimave është rritur ndjeshëm.

Ish kryeministri tha më tej se të dhënat që janë publikuar tregojnë qartë se situata e pandemisë në Shqipëri është jashtë çdo kontrolli.

“Edhe njehere, mbyllja e shkollave eshte urgjence per frenimin e pandemise! Ato jane sot bomba biologjike te perhapjes se pandemise. Nga 15 shtatori gjer sot numri i rasteve te infektuara cdo dite eshte rritur me 500%. Vetem dje u shpallen 17 vdekje spitalore nga covid19. Miq, dje ne Shqiperi me nje testim me pak se 1:3 pati 795 te infketuar nga covid19 ose 5 here me shume raste se sa me dt 15 shtator. Po keshtu pati dhe 17 vdekje apo mbi 50% te te gjitha vdekjeve te tre muajve te pare te pandemise.

Keto te dhena deshmojne se situata e pandemise ne Shqiperi eshte jashte çdo kontrolli dhe po rrok listen me shpejtesi. Duhet mbajtur parasysh se me nje testim normal numri i rasteve te infektuara dje do te ishte 2500-3000, dhe po te mos fshiheshin vdekjet spitalore, numri i te semurve te vdekur dje nga covid ne spitalet covid dhe ato te rretheve eshte rreth 36-40, pa llogaritur ketu vdekjet e shumta jo spitalore nga covid19 ne te kater anet e vendit numri i te cilave eshte rreth 90-100”, tha Berisha.

Ish kryeministri Sali Berisha shtoi në reagimin e tij se qeveria nuk garatoi asnjë masë anti-Covid në ambientet e shkollave, ku theksoi se Shqipëria ka numrin më të ulët të testimeve në Europë.

“Pavaresisht nga keto te dhena me perkeqesim progresiv, kryepidemiologu injorant i Surrelit Edvin Hajdutit ka zgjedhur qe ne krye te radhes mashtrimin dhe manipulimin per trajtimin e pandemise. Ne kete kontekst ai vazhdon refuzimin e mbylljes se shkollave duke ndezur keshtu flake pandemine covid 19 ne Shqiperi dhe po çon vendin drejt katastrofes.

Ne fund te gushtit por dhe ne fillim te shtatorit duke konstatuar se Shqiperia kishte kushtet me minimale per hapjen e shkollave per nxenesit kerkova shtyrjen e fillimit te vitit te ri shkollor per te parandaluar shnderrimin e shkollave ne bomba biologjike te perhapjes se covid19.

Natyrisht reagimi i kryepidemiologut injorant te Surrelit dhe lakejve te tij ishte se shkollat po i hapim sepse ato i hapen Gjermania, Franca, Italia, Britania etj.

E verteta eshte ato vende i hapen shkollat por kushtet ne shkollat e tyre ndryshonin me ato te Shqiperise si dita me naten. Ne shkollat e Shqiperise nuk ekzistojne kushtet me minimale mbrojtese te femijeve tane nga covid 19. Shumica derrmuese e tyre jane pa uje, pa mjediset e duhura higjeno sanitare, pa dizinfektant me klasa 45 nxenes dhe ne asnje aspekt absolutisht ne asnje aspekt nuk mund te krahasohen me shkollat e Gjermanise, Frances, Britanise, Italise.

Perveç ketyre, ne dallim nga te gjitha keto vende Shqiperia ka nivelin me te ulet te testimeve ne Europe, per rrjedhoje nivelin me te ulet te disgnostikimit, izolimit dhe mjekimit te te semurve me covid19”, tha Berisha.

Berisha kërkoi që shkollat të kalojnë në mësim online dhe të mbyllen totalisht në të gjithë territorin.

“Sot jane me mijra femije qe shkojne çdo dite ne shkolle me prinder dhe familjare me covid19, te cilet nuk bejne dot testin. Sot jane me qindra e qindra mesues te infektuar me covid 19 qe vazhdojne punen sepse nuk e bejne dot testin ose urdherohen ne menyre kriminale te fshehin gjendjen e tyre nga narkdrejtore militant, qe para shendetit te kolegeve dhe nxenesve vene urdherat kriminal te kryeepidemiologut te Surrelit dhe lakejve te tij.

Duke denuar si te papergjegjshem e kriminal dhe me pasoja tejet te renda qendrimin e Edvin Hajdutit me mos mbylljen e shkollave, kerkoj mbylljen e menjehershme te tyre ne mbare vendin dhe kalimin e tyre ne sistemin online”, tha Berisha.

Pas

Ndërron jetë shkrimtari i njohur shqiptar, deputetja jep lajmin e trishtë

Para

E paskemi ditur gabim/ Këto 16 produkte nuk duhen mbajtur kurrë në frigorifer!

Para
E paskemi ditur gabim/ Këto 16 produkte nuk duhen mbajtur kurrë në frigorifer!

E paskemi ditur gabim/ Këto 16 produkte nuk duhen mbajtur kurrë në frigorifer!

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Rritet fatura e pensioneve, mbi 2 miliardë euro në 2026 për të moshuarit! Problem, skema deficitare

Rritet fatura e pensioneve, mbi 2 miliardë euro në 2026 për të moshuarit! Problem, skema deficitare

nga Fast News
21:14 | 13/09/2025
0

Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

nga Fast News
11:29 | 13/09/2025
0

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

nga Fast News
12:16 | 12/09/2025
0

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

nga Fast News
09:00 | 12/09/2025
0

Recent News

Rritet fatura e pensioneve, mbi 2 miliardë euro në 2026 për të moshuarit! Problem, skema deficitare

Rritet fatura e pensioneve, mbi 2 miliardë euro në 2026 për të moshuarit! Problem, skema deficitare

21:14 | 13/09/2025
Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

11:29 | 13/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar