Dita e parë e muajit nëntor do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash.
Për pasojë moti do të jetë i kthjellët dhe mundësia për reshje e ulët.
Sipas parashikimit të Meteoalb, temperaturat sot do të pësojnë një ulje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 04°C në 11°C, në zonat e ulëta nga 11ºC në 19°C dhe në zonat bregdetare nga 14°C në 21°C. Era do të fryjë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë i ulët.
Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot me diell dhe vranësira dhe pa rrezikuar reshje. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 04°C deri në 15°C dhe në zonat e ulëta nga 06°C në 19°C.