Policia e Shtetit ka marrë së fundmi një lajm të hidhur.
Mësohet se një agjent anti-drogë ka ndërruar jetë pas infektimit me C.OVID19.
Lajmi është bërë i ditur sot, pak momente pasi agjenti nuk ja ka dalë dot të mbijetojë në betejën me virusin e rrezikshëm.
Identiteti i tij ende nuk dihet, por sipas informacioneve bëhet fjalë për shtetasin me iniciale F.B.
Kujtojmë se po sot ka rezultuar i infektuar dhe drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu.
Derisa ky i fundit të shërohet, do të jetë zv.drejtori Albert Dervishi i cili do të marrë përkohësisht detyrën e Veliut, i cili aktualisht ndodhet i izoluar në shtëpi duke marrë trajtimin mjekësor dhe është në gjendje të stabilizuar.