• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Pandemia/ Nga sot nis rimbursimi i barnave për të infektuarit, Manastirliu shpjegon hapat si ta përfitoni

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
Pandemia/ Nga sot nis rimbursimi i barnave për të infektuarit, Manastirliu shpjegon hapat si ta përfitoni
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjatë një komunikimi sot për mediat ka folur dhe për rimbursimin e paketës bazë të trajtimit ambulatory për pacientët e diagnostikuar me k.oronavirus.

Ajo ka bërë me dije se skema e rimbursimit të barnave do të nisë që ditën e sotme.

Ndërkohë mjeku i familjes që do të vendosë për barnat që do të marrë pacienti të cilat do të rimbursohen.

“Nis sot skema e rimbursimit. Operatori i Kujdesit Shëndetësor do të kete gjithë përkushtimin e nevojshëm për të ofruar në kohë reale udhëzimin e trajtimit të mjekimit nga mjeku i familjes. Mjeku i familjes do të vijojë që të ketë një rol esencial në raport me paketën e rimbursimit duke vlerësuar formën e infeksionit. Duke lëshuar paketën me rimbursim.”- tha Manastriliu.

Qeveria shqiptare ka vendosur të kryej rimburësimin e menjëhershëm të barnave për trajtimin ambulator në banesë të pacientëve të diagnostikuar me COVID-19. Vlera e rimbursimit do të bëhet në përputhje me formën e sëmundjes, ku sipas udhëzimit të Komitetit të Ekspertëve do të ndahet në dy skema kryesore.

Skema e parë do të përfshijë formën e lehtë të infektimit, ku vlera e rimbursimit të paketës së barnave do të jetë jo më shumë se 1 650 lekë.

Skema e dytë do të përfshijë formën e mesme të infektimit, ku vlera e rimbursimit do të jetë jo më shumë se 10 900 lekë. Vlerësimi se cilës forme i përkasin pacientët do të bëhet nga mjeku i familjes.

VENDIM PËR MIRATIMIN E PAKETËS SË BARNAVE PËR TRAJTIMIN AMBULATOR NË BANESË TË PERSONAVE TË DIAGNOSTIKUAR ME COVID-19, QË DO TË FINANCOHET NGA FONDI I SIGURIMIT TË DETYRUESHËM TË KUJDESIT SHËNDETËSOR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 6, të nenit 10, të ligjit nr.10383, datë 24.2.2011, “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave

VENDOSI: Rimbursimin e paketës së barnave për trajtimin ambulator në banesë për personat e diagnostikuar me COVID-19 nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Paketa e barnave për trajtimin ambulator në banesë të pacientëve të diagnostikuar me COVID-19 përbëhet nga dy skema trajtimi, në përputhje me formën e sëmundjes, sipas udhëzuesit të miratuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Vlera e rimbursimit të paketës së barnave për skemën 1 të trajtimit (forma e lehtë) do të jetë jo më shumë se 1 650 (një mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë) lekë.
Vlera e rimbursimit të paketës së barnave për skemën 2 të trajtimit (forma e mesme) do të jetë jo më shumë se 10 900 (dhjetë mijë e nëntëqind) lekë.

Mjeku i familjes, për personat e testuar pozitiv për Sars-Cov-2 (të konfirmuar nga institucionet shëndetësore publike përgjegjëse), në përputhje me formën e sëmundjes dhe indikacionet e përcaktuara në udhëzuesin e miratuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, lëshon recetën me rimbursim, sipas rregullave të përcaktuara nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Për diagnozën COVID-19, e gjithë popullata konsiderohet përfituese nga skema e sigurimeve shëndetësore, duke u regjistruar dhe identifikuar si e siguruar.

Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi do të përballohen nga buxheti i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi.

Pas

Kapën tamponë false në kufi/ Greqia merr vendimin drastik ndaj shqiptarëve, ja çfarë do të ndodhë

Para

“Izolimi do shmangej sikur të plotësonim vetëm këtë kusht” OBSH shtang botën me deklaratën

Para
“Izolimi do shmangej sikur të plotësonim vetëm këtë kusht” OBSH shtang botën me deklaratën

“Izolimi do shmangej sikur të plotësonim vetëm këtë kusht” OBSH shtang botën me deklaratën

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Sherifi ka mbërritur në qytet

Sherifi ka mbërritur në qytet

nga Fast News
13:58 | 08/11/2025
0

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

nga Fast News
12:45 | 08/11/2025
0

Si ta fitoni besimin e bashkëbiseduesit, 8 këshilla

Si ta fitoni besimin e bashkëbiseduesit, 8 këshilla

nga Fast News
12:15 | 08/11/2025
0

“1 miliardë euro për shëndetësinë”, Rama tregon se cfarë do të bëjë për të sëmurët me kancer, mjekët dhe infermierët

“1 miliardë euro për shëndetësinë”, Rama tregon se cfarë do të bëjë për të sëmurët me kancer, mjekët dhe infermierët

nga Fast News
11:55 | 08/11/2025
0

Recent News

Sherifi ka mbërritur në qytet

Sherifi ka mbërritur në qytet

13:58 | 08/11/2025
Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

12:45 | 08/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar