Së fundmi Donald Trump ka bërë një deklaratë shumë të fortë.
Republikani shprehet se është i gatshëm të pranojë humbjen në zgjedhje por me një kusht.
Gjatë një konference për shtyp me gazetarët, ai është shprehur se është i gatshëm që tia lërë vendin presidentit të zgjedhur Joe Biden, vetëm nëse ai arrin të votohet nga shumica e anëtarëve të Kolegjit Zgjedhor.
Votimi i Kolegjit Zgjedhor do të zhvillohet më 14 dhjetor.
Gjithsesi Trump vijon të jetë i bindur që i kanë vjedhur votat.
“Sigurisht që do largohem, por mendoj se do të ndodhin shumë gjëra deri më 20 Janar, shumë gjëra”,- ka thënë Trump.
Kujtojmë se disa ditë më parë, Trump urdhëroi nisjen e procedurave për kalimin e pushetit tek presidenti i zgjedhur Joe Biden.