• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Ne do të mposhtim ty” Basha më i bindur se kurrë, mesazh Ramës: Duhet të të vijë turp nga vetja (VIDEO)

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
“Ne do të mposhtim ty” Basha më i bindur se kurrë, mesazh Ramës: Duhet të të vijë turp nga vetja (VIDEO)
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është drejtuar kryeministrit Edi Rama duke i bërë thirrje që të zbatojë planin e partisë së tij për të mënaxhuar pandeminë.

Sipas kryedemokratit , Rama në vend që të merret më këtë gjë, është duke përhapur gënjeshtra monstruoze kundër tij.

Gjithashtu ai i ka dhënë dhe një mesazh të fortë kreut të qeverisë.

“Ne do të mposhtim ty dhe do t’i japim fund gënjeshtrave dhe premtimeve të tua të rreme. Do ecim të sigurtë drejt Europës për të garantuar njëherë e mirë të ardhmen tonë”, deklaroi Basha.

MESAZHI I PLOTE:

Rama, duhet të të vijë turp nga vetja.

Në vend që të luftosh kovidin, në vend që të marrësh masa për të shpëtuar ekonominë, në vend që të ndihmosh qytetarët – ti po përhap gënjeshtra monstruoze kundër meje.

Harxhon gjithë kohën për të përhapur gënjeshtra në vend që të shpëtosh jetën e qytetarëve shqiptarë dhe ekonominë tonë.

Si nuk ke turp? Edhe për nivelin tënd të ulët, kjo është e papranueshme.

Si të gjithë qytetarët shqiptarë, unë jam mësuar të dëgjoj gënjeshtra nga ti. Sepse ti nuk je ne gjendje të mbash asnjë premtim të vetëm. E vetmja gjë që bën është shkatërrimi i ekonomisë dhe i të ardhmes tonë.

Ndërkohë që merresh me vizatime dhe nuk shkulesh nga Instagrami, unë e kam vënë tërë jetën time në shërbim të vendit. Për Shqipërinë. Për shqiptarët. Për pavarësinë e Kosovës.

Ti nuk më bën dot moral mua për patriotizëm.

Ti nuk më mëson dot mua çfarë është besnikëria ndaj Shqipërisë.

Edhe sot me gënjeshtrat, mashtrimet dhe veprimet e tua ti dëmton Shqipërinë, Kosovën dhe interesat kombëtare.

Po ta them qartë dhe prerë, të gjitha akuzat e tua janë shpifje dhe mashtrime për të larguar vëmendjen nga skandalet dhe dështimet e tua që po i paguajmë me jetë njerëzish.

Për të gjitha këto po vjen dita të japësh llogari para drejtësisë.

Por tani do të investoj çdo minutë të kohës time që pas 8 vitesh dështimesh të tua, të të mposht në zgjedhje, dhe bashkë me shqiptarët të punoj për të shëruar vendin tonë. Për ti dhënë një shpresë të re njerëzve. Për ti korrigjuar të gjitha dështimet e tua. Gjithçka që premtove dhe nuk përmbushe.

Zbato planin tim për të luftuar pandeminë, për të ulur infeksionet dhe për të shpëtuar jetë. Hiqua paratë që u dhe miqve të tu dhe jepja ato spitaleve për më shumë mjekë, infermierë dhe kujdes për të sëmurët.

Jepu ndihmë financiare qytetarëve, të gjithëve pa përjashtim.

Merr urgjentisht masa për çmimet e ilaçeve dhe të ushqimeve që vetëm janë rritur gjatë kohës tënde.

Rikupero dëmet e tërmetit, për të cilat shumë flet e pak bën.

Mjaft e bllokove rrugën drejt Bashkimit Europian dhe të ardhmen e vendit dhe brezave që vijnë.

Ne do të mposhtim ty dhe do t’i japim fund gënjeshtrave dhe premtimeve të tua të rreme.

Do ecim të sigurtë drejt Europës për të garantuar njëherë e mirë të ardhmen tonë.

Pas

Pandemia bën ‘kërdinë’ në Shqipëri/ Sërish rekord të infektuarish dhe viktimash në 24 orë

Para

Lëvizje e fortë në qeveri/ Rama bën emërimin surprizë, ja për kë bëhet fjalë

Para
Lëvizje e fortë në qeveri/ Rama bën emërimin surprizë, ja për kë bëhet fjalë

Lëvizje e fortë në qeveri/ Rama bën emërimin surprizë, ja për kë bëhet fjalë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Rritet fatura e pensioneve, mbi 2 miliardë euro në 2026 për të moshuarit! Problem, skema deficitare

Rritet fatura e pensioneve, mbi 2 miliardë euro në 2026 për të moshuarit! Problem, skema deficitare

nga Fast News
21:14 | 13/09/2025
0

Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

nga Fast News
11:29 | 13/09/2025
0

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

nga Fast News
12:16 | 12/09/2025
0

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

nga Fast News
09:00 | 12/09/2025
0

Recent News

Rritet fatura e pensioneve, mbi 2 miliardë euro në 2026 për të moshuarit! Problem, skema deficitare

Rritet fatura e pensioneve, mbi 2 miliardë euro në 2026 për të moshuarit! Problem, skema deficitare

21:14 | 13/09/2025
Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

11:29 | 13/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar