Deputetja e Partisë Socialiste Blerina Gjylameti është bërë nënë për herë të dytë.
Lajmin për ardhjen në jetë të djalit e ka bërë të ditur ajo vetë.
Ndërkohë mësohet se emri i vogëlushit do të jetë Kron, emër ky mjaft i rrallë dhe jo shpesh i përdorur në Shqipëri.
“Një tjetër rreze drite ndriçoi mendjet e ngrohu zemrat tona ! Mirë se erdhe Kron”, shkruan deputetja më e lumtur se kurrë.