Gazetarja e njohur Anila Hoxha ka bërë një deklaratë për efektivët e Policisë së Shtetit, të cilët në këto ditë karantine po qëndrojnë në rrugë në postblloqe.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale. Hoxha u bën thirrje qytetarëve që në momentin kur do ndalen nga ndonjë efektiv, i cili do tu kërkojë të vendosin maskën, të kujtohen se dhe ata i pret dikush në shtëpi.
“Kur ti shikoni në rrugë ne postblloqet e orës policore, ose kur tju kërkojnë te vendosni maskën. Kujtohuni se edhe ata dikush i pret ne shtëpi. Kujtohuni se:
- 10 policë kane ndërruar jetë deri tani. Prej tyre 9 policë me uniformë dhe 1 agjent civil kanë humbur jetën pasi u infektuan gjatë kryerjes së detyrës
- 3 policë gjenden në këto momente në spitalet covid
- -271 policë janë te karantinuar aktualisht nga covidi si te infektuar
- vetëm sot janë raportuar nga radhët e policisë si të prekur 24 persona,”- shkruan Anila Hoxha.