Një lajm i trishtë vjen për artin shqiptar.
Mësohet se ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare aktori i madh i humorit Koço Devole.
Pak ditë më parë u bë e ditur se ai kishte komplikacione në shëndet për shkak të infektimit nga COVID19.
Artisti i njohur u prek nga virusi 18 ditë më parë, ku më pas për shkak të gjendjes së rënduar u fut në intubim.
Ai vuante dhe nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese që i vështirësuan betejën me koronavirusin dhe më pas për fat të keq nuk ka mundur të mbijetojë.
Devole u shtrua fillimisht në spital si i infektuar me Covid, por pasi tamponi i doli negativ, u shtrua sërish në spital për shkak të përkeqësimit nga leuçemia.
Koço Devole është një nga personalitet më të njohura të humorit shqiptar. Karikaturist, skenarist, regjisor dhe prezantues spektaklesh, Devole është një nga më të njohurit për publikun shqiptar.
Devole ka qenë skenarist dhe aktor në koncertet e vitit të Ri te RTSH-se në vitet 1979 – 1997 si edhe autor dhe Regjisor ne telekomedite: Çanta e zezë 1986, Të gjallë apo të vdekur 1996, Çanta me një milion 1993, Një ditë i çmendur 1995, Pushime në Romë 1996, Tre shokë pa shërbyesen 2001, Karafili dhe Kleopatra 2001, Milioneri 2005, Na ishte njëherë Shqipëria 2009.