• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Ditë e madhe për Tiranën/ Sot 76 vite nga çlirimi i kryeqytetit, dalin fotot e rralla

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
Ditë e madhe për Tiranën/ Sot 76 vite nga çlirimi i kryeqytetit, dalin fotot e rralla
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën e sotme, 17 nëntor shënohet 76-vjetori i çlirimit të Tiranës nga ushtria gjermane në vitin 1944.

Lufta për çlirimin e Tiranës ishte operacioni më i madh i shkallës operativo-strategjike i zhvilluar nga UNÇSH-ja për çlirimin e qyteteve.

Forcat e Brigadave që luftonin në kryeqytet i vazhduan pandërprerë sulmet e tyre për asgjësimin e armikut të rrethuar dhe në mëngjesin e 16 nëntorit u hodhën në sulmin përfundimtar për çlirimin e Tiranës.

Si rrjedhojë forcat e Brigadës 1 pushtuan Shtëpinë e Oficerëve, Sahatin, Teatrin, etj.

Forcat e Brigadës VIII përparuan në rrugën e Kavajës dhe morën takim me krahun e djathtë të Brigadës I, duke e ngushtuar edhe më shumë unazën e rrethimit të armikut në qendër të kryeqytetit.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern



Armiku qëndronte me egërsi në ndërtesat e ministrive, te Banka, te Bashkia dhe tek hotel “London”, ku është ndërtuar Muzeu Historik Kombëtar.

Luftimet vijuan shumë të ashpra gjatë gjithë ditës. Natën, duke u gdhirë 17 nëntori, komanda gjermane nuk shikonte asnjë mundësi shpëtimi.

Ndërkohë që ishin krijuar të gjitha kushtet për të asgjësuar ose për të kapur rob këto forca, gjermanët, duke përfituar nga errësira e natës, dolën nga rrethimi dhe u grumbulluan në fushën e Aviacionit.

Që këtej, pasi u organizuan për marshim, lë­vizën drejt Vorës për në Shkodër. Forcat e fundit gjermane që u tërhoqën nga Tirana u goditën në rrugën Tiranë – Vorë – Laç.

Në mëngjesin e 17 nëntorit të vitit 1944, pas 19 ditë e net luftë të ashpër e të pandërprerë, kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, u çlirua.

Operacioni mësymës për çlirimin e Tiranës u përgatit dhe u zhvillua në kuadrin e mësymjes së përgjithshme të UNÇSH-së për çlirimin e plotë të Shqipërisë.

Çliri­mi i kryeqytetit pati rëndësi të madhe politike e ushtarake. Ai kurorëzoi fitoren e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare; i shkak­toi humbje të mëdha e vonoi tërheqjen e forcave gjermane.

 

Pas

Ishte shpallur në kërkim/ Arrestohet 31-vjeçari nga Tirana, rrezikon 30 vite burg (VIDEO)

Para

“Më mori në telefon një gazetare” Godet sërish Nard Ndoka: Më pyeti ç’do i kërkosh Bashës për zgjedhje, ja si u përgjigja

Para
“Më mori në telefon një gazetare” Godet sërish Nard Ndoka: Më pyeti ç’do i kërkosh Bashës për zgjedhje, ja si u përgjigja

“Më mori në telefon një gazetare” Godet sërish Nard Ndoka: Më pyeti ç’do i kërkosh Bashës për zgjedhje, ja si u përgjigja

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

“Modeli i Singaporit dhe fuqia e një lideri të pa-korruptueshëm”

“Modeli i Singaporit dhe fuqia e një lideri të pa-korruptueshëm”

nga Fast News
10:00 | 24/12/2025
0

A e bën një shef kuzhine të sukseshëm vetëm eksperienca dhe titujt? Ravajol Hasani: ‘Konsumatori që nuk ndalon së kërkuari më shoqëron drejt suksesit’

A e bën një shef kuzhine të sukseshëm vetëm eksperienca dhe titujt? Ravajol Hasani: ‘Konsumatori që nuk ndalon së kërkuari më shoqëron drejt suksesit’

nga Fast News
09:00 | 24/12/2025
0

6 emocionet që na dëmtojnë organizmin dhe shëndetin

6 emocionet që na dëmtojnë organizmin dhe shëndetin

nga Fast News
08:30 | 24/12/2025
0

Strategjia e re për zbulimet minerare, do të përdoren PPP-të

Strategjia e re për zbulimet minerare, do të përdoren PPP-të

nga Fast News
08:00 | 24/12/2025
0

Recent News

“Modeli i Singaporit dhe fuqia e një lideri të pa-korruptueshëm”

“Modeli i Singaporit dhe fuqia e një lideri të pa-korruptueshëm”

10:00 | 24/12/2025
A e bën një shef kuzhine të sukseshëm vetëm eksperienca dhe titujt? Ravajol Hasani: ‘Konsumatori që nuk ndalon së kërkuari më shoqëron drejt suksesit’

A e bën një shef kuzhine të sukseshëm vetëm eksperienca dhe titujt? Ravajol Hasani: ‘Konsumatori që nuk ndalon së kërkuari më shoqëron drejt suksesit’

09:00 | 24/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar