• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Ai kishte veç kollë, nuk ta merrte mendja se do i merrte jetën”, humbi dy vëllezërit në një ditë nga virusi, pedagogu bën deklaratën e papritur

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
“Ai kishte veç kollë, nuk ta merrte mendja se do i merrte jetën”, humbi dy vëllezërit në një ditë nga virusi, pedagogu bën deklaratën e papritur
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Pedagogu Afrim Osmani pak ditë më parë humbi dy vëllezërit e tij si pasojë e Co vid-19 në të njëjtën ditë, një ngjarje kjo e rëndë për familjen. Dy vëllezërit e tij humbën jetën brenda pak orësh, ndërsa ishin të shtruar në spital për të marrë trajtim, pasi kishin shfaqur simptoma të Co vid.

Osmani thotë se njëri vëlla ishte me leuçemi akute, por me shenja të lehta të Covid. Ndërsa edhe vëllai tjetër kishte simptoma te lehta. Ai thotë se gjendja e tyre u përkeqësua menjëherë dhe për dy ditë humbën jetën.

Teksa dy vëllezërit i humbi brenda 24 orëve, Osmanin shprehet se e mundon pyetja: Çfarë ndodhi? Pas gjithë kësaj ai e vë theksin tek mënyra e menaxhimit.

“Njëri vëlla ishte edhe me leucemi. Por ai pati simptoma të lehta dhe në njëfarë mënyre ishte shpresa se mund t’ja kalojë lehtë. Vëllai tjetër pati një kollë të fortë dhe në asnjë sekond nuk mendohej se kjo do ti merrte jetën. Ka një gjë që shumë veta nuk e dinë fazën e kalimit të sëmundjes dhe përballen çdo ditë me gjëra të reja. Këtu qëndron edhe thelbi.

Do të duhet të kesh të gjithë informacionin e duhur dhe t’i paraprish aq sa ke në dorë. Individ kur fillon dhe rëndohet ka shumë pak në dorë. Sëmundja peripiciton shumë shpejt. Këtu shikon një pikëpyetje të madhe. Në perëndim shikon se janë raste të dy natyrave. Ose janë shumë mosha të mëdha, ose me një organizëm që ka komplikacione. Në Shqipëri ndodh shpesh kjo rënia e menjëhershme”, tha ai në emisionin e gazetarit Enkel Demi.

Më tej, pedagogu denoncon se u bllokua informacioni nga ana e spitalit, duke theksuar se ende sot nuk e di asgjë. Osmani shton se ajo që do të dijë është kush mori pjesë në mjekimin e dy vëllezërve të tij, pasi nuk i është thënë asgjë.

“Bllokimi i informacioni ti mund ta orientosh pasojën si ta duash ti. Çfarë do ti thuash nesër familjarëve? Kjo është minimalja që iu bë protokolli i duhur. Të gjithë e dimë që nuk ka një protokoll të qartë. Arsyeja që jam këtu është pjesa e menaxhimit. Se për dy ditë ai humb jetën.

Te tv juaj po shikoja doktorin në Britani i cili tha që ndodh në Shqipëri ikën menjëherë. Ai tha që një ibuprofen mund të japë arrest veshkash. Dhe Astriti dikur është mjekuar edhe në veshka. Mund të ketë ndodhur, por nuk e di çfarë ka ndodhur. Kush më siguron mua që Asritit i është bërë mjekimi i duhur. Unë kam denoncuar me forcë se në Shqipëri ndodh një fenomen që menaxhohet në modelin ‘tërhiqe mos e këput’. A kishte Astriti një doktor veshkash? Unë nuk di asgjë.

U bllokua informacioni, u hoqën edhe koordinatorët. Sapo morëm vesh që po rëndohet, morëm dhe bëmë gati avionin për të ikur në Turqi. Po ai perceptoi. E zëmë se mund të ketë ndodhur për shkaqe që nuk kanë lidhje me mjekët. Por pse nuk thuhet? Jashtë japin informacion, nuk e bllokojmë.

Ne kur jemi të mërzitur dhe nuk hamë. Aty rënia psikologjike është e jashtëzakonshme. Kur ti po shikon që po ikën drejt fundit dhe asnjë nuk të thotë çfarë po ndodh. Nuk është tek mjekët, është tek filozofia e drejtimit. Do të duhet të zbritet në terren dhe të drejtohet në formën e gjithëpërfshirjes. Problemi te Covid është pasoja”, tha ai.

Osmani, i cili i është drejtuar me një letër edhe kryeministrit Rama shprehet se ka pasur komunikim me njërin nga vëllezërit deri në 2-3 ditë para rëndimit të gjendjes dhe më vonë pas shumë përpjekjesh komunikoi me një infermiere.

“Kam pasur me Asritin deri në 2-3 ditë para ndodhjes. Astriti ishte një natyrë shumë i orientuar nga informacioni. Kishte një rënie totale. Ishte njeriu më energjik. Dhe ajo më mërziti në mënyrë të jashtëzakonshme. Një infermiere pas shumë njohje më thotë ‘është shumë mirë, ka marrë veten’”, u shpreh ai.

Pas

Monika Kryemadhi zbulon sekretin e papritur të Erion Braçes në mes të emisionit

Para

A mund të fitoni imunitet kundër virusit nëse kaloni gripin? Ja çfarë ndodh me trupin

Para
A mund të fitoni imunitet kundër virusit nëse kaloni gripin? Ja çfarë ndodh me trupin

A mund të fitoni imunitet kundër virusit nëse kaloni gripin? Ja çfarë ndodh me trupin

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

nga Fast News
09:00 | 18/09/2025
0

Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

nga Fast News
08:30 | 18/09/2025
0

Pse jeni gjithnjë me vonesë?

Pse jeni gjithnjë me vonesë?

nga Fast News
08:00 | 18/09/2025
0

OBSH: Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapo-diplomuar

OBSH: Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapo-diplomuar

nga Fast News
07:30 | 18/09/2025
0

Recent News

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

09:00 | 18/09/2025
Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

08:30 | 18/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar