Zonja e Parë e Amerikës, Melania Trump pasi u innfktua me virus ka vendosur te tregojë për gjendjen e saj shëndetësore.. Në një postim në Twitter ajo shkruan se është më mirë dhe ka falenderuar stafin mjeksor për kujdesin e treguar.
“Familja ime është mirënjohëse për të gjitha lutjet dhe mbështetjen! Ndihem mirë dhe do të vazhdoj të pushoj në shtëpi. Faleminderit stafit mjekësor dhe kujdestarëve kudo dhe lutjet e mia të vazhdueshme për ata që janë të sëmurë ose kanë një anëtar të familjes të prekur nga virusi,”-ka shkruar Melania në postim e saj në Twitter.
Posimi i plotë:
My family is grateful for all of the prayers & support! I am feeling good & will continue to rest at home. Thank you to medical staff & caretakers everywhere, & my continued prayers for those who are ill or have a family member impacted by the virus.
— Melania Trump (@FLOTUS) October 5, 2020
Më datën 2 tetor, presidenti i Shteteve të Bashkura Donald Trump dhe zonja e parë Melania Trump ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Dyshohet se ata janë infektuar nga këshilltarja e tij Hope Hicks, pasi kishin udhëtuar së bashku më një avion privat. Presidenti ka deklaruar se ka simptoma të lehta dhe po vazhdon të punojë nga spitali “Wlater Reed”, ku është shtruar për të marrë ndihmën e nevojshme për një shërim sa më të shpejt.