• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Të morëm në qafë” Banorët e Astirit i kërkojnë falje Klevis Balliut: Të përfshimë në hallet tona, të krijuam shumë probleme

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
“Të morëm në qafë” Banorët e Astirit i kërkojnë falje Klevis Balliut: Të përfshimë në hallet tona, të krijuam shumë probleme
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-deputeti i PD Klevis Balliu nuk do të mund të kandidojë për zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit 2021.

Pas vendimit të anëtarësisë së PD në Korçë për ta skualifikuar atë nga lista e deputetëve, kanë reaguar dhe banorët e Astirit.





Këta të fundit i kërkojnë ndjesë Balliut, i cili u angazhua gjatë në protestën kundër shëmbjes së banesave të tyre në Tiranë.

“Zoti Balliu te kërkojmë ndjesë të morëm në qafë të përfshim në hallet tona të krijuam shumë probleme, Ti dhe çdo gjë nga vetja sakrifikove dhe politikisht, si shperblim more dhunë urrejtje persekutim”, thuhet ndër të tjera në letrën e banorëve të Astirit.

LETRA E PLOTE:

KLEVIS BALLIU – NDJESË PUBLIKE NGA BANORET E UNAZËS SË RE

Zoti Balliu te kërkojmë ndjesë të morëm në qafë të përfshim në hallet tona të krijuam shumë probleme , Ti dhe çdo gjë nga vetja sakrifikove dhe politikisht , si shperblim more dhunë urrejtje persekutim .

Këto fotot flasin vete , janë me qindra u përzgjodhën krejt rastësisht , nuk do reagonim fare por nuk po na zë vendi , nuk rrimë dot pa thënë dy fjalë.

Po bëhen rreth dy vite qe ti o njeri i mire je bashkëngjitur protestës me të gjatë dhe te dhunshme te ushtruar ndaj nesh .

Çdo ditë ke qenë në protestë dhe asnjë çast nuk na le vetëm , ne shi në te ftohtë orar pa orar u përfshive dhe ti në hallin tonë aty me ne.

Urrejtja dhe dhuna e ushtruar ndaj teje arriti kulmin , burgu shantazhet sharjet fyerjet nuk ndaluan dhe ti nuk u tërhoqe në asnjë moment .

Shumë procese gjyqësore te stisura të montuara pa fakte u ngritën ndaj teje për te penguar kandidimin tënd në zgjedhje , nuk ja arritën dot por mesa duket kanë gjetur metoda tjera të pabese dhe të turpshme dhe mesa duket kanë arritur të depërtojnë dhe në radhët e PD .

Ty o miku ynë ju prishe shumë punë , të kishin zili , flitej lart në biseda oligarkesh dhe qeveritarësh që ky po flet shumë po i jep gojës tepër, po na prish punë , nuk ja dolën dot me dhunë dhe me burg , por ja dolën me kulisa e intriga të të spostojnë .

E gjithë rilindja sy e vesh sot në Pogradec na u duk sikur Taulant Balla kish dorë në këto zgjedhje , reagime të shumta ne rrjete sociale , ja arritën qellimit zemra mal kënaqësi e madhe për ta , sharje ofendime në kor si ordinerë .

Trishtim i madh , mërzitje pa fund , ti ishe krenaria jonë miku ynë vëllai jonë , mezi prisnim kandidaturën tende në Unazë të Re , nuk e morëm vesh se çfarë ndodhi , nuk e mori kush mundimin te na sqaronte.

Partinë Demokratike e kishim mbështetje , kishim një aleancë dhe qëndruam se bashku kundra zaptuesve , Ne meritonim respekt dhe dinjitet prisnim të na merrej mendimi pasi kemi dhëne kontribut të madh gjatë këtyre viteve.

Klevisi ishte zëri jonë forca jonë , largimi i tij në një zonë tjetër nuk e di kujt i interesonte por ne si banorë kurrsesi jo përkundrazi shumë nga ne e pamë veten si të lënë pas dore .

S’na erdhi mirë por nuk reaguam , këmbëngulja e Klevisit ndikoj që të mos krijohen probleme , na tha kudo që të jem unë do ju pergjigjem dhe premtimin do e mbajmë për atë qe kemi nënshkruar.

Ajo që ndodhi në Pogradec duhet tju shqetësoj te gjithë ju , dhe dikush duhet te dalë e ta shpjegojë përse duhej kjo shfaqje , kujt i intereson kjo urrejtje dhe përçarje mes kandidatësh dhe mbështetësve te tyre.

Edvini nuk i hapi listat do shkohet me lista të mbyllura dhe normal qe duhet ndërhyrë që mdërpritet ky sistem skualifikimi me probleme dhe përçarës tek mbështetësit

Partia Demokratike po përgatitet me kandidatët më të mirë për të garuar në zgjedhje , shumë prej nesh dhe jush kanë mbetur të habitur dhe te vrare në shpirt për çfarë ndodhi , nuk e dimë se me çfarë kriteri është nxjerrë nga gara KLEVISI .

Lista kishte 10 emra , a ishte Klevisi më i panjohuri aty ..?? Puna sakrificat meritat e tij i dijnë të gjithë , ka diçka që nuk shlon ketu .450 anëtarë paskan votuar kundër vetëm ndaj ketyre dy personave , ju qenka vërsul i gjithë Pogradeci , ( 450 anëtarë 506 vota kundër sikur sdel llogaria , po për ata 8 kandidatët e tjerë nuk ka votuar asnjë kundër )…???

Shqetësimi i madh për ne , ndjehemi si të lënë në mes të rrugës . Pjesëmarrës në protestë jemi 400 familje me rreth 1 mijë banorë shto këtu dhe familje te tjera demokrate në Unazë dhe normalisht presim reagim nga strukturat drejtuese për ketë situate të krijuar .

Banoret e Unazës se Re nuk janë vetëm protestues por dhe votues , kemi sakrifikuar shumë , jemi grabitur dhunuar në mënyrë sistematike dhe çnjerëzore , meritojmë të na merret mendim dhe ne të pyetemi të përfaqësohemi denjësisht mezi presim qe te largohen këto kriminel dhe të vij PD në pushtet , Ne duam trajtim dinjitoz .

Ju lutemi shumë reagoni menjëherë mos na e ktheni shpinën mos na fyeni jemi në të drejtën tonë dhe presim nga mendje të qeta dhe të zgjuara të zgjidh ketë situatë jo të këndshme.

KLEVIS BALLIU është propozim unanim në UNAZË TË RE na e mundësoni të bëjmë zgjedhjen tonë .

Zoti Basha kemi shumë besim tek ju. mbështetjen e keni maksimale nga ne banorët e Unazës së Re .

Pas

Trump refuzon të marrë pjesë/ Merret vendimi: Ja si do të zhvillohet debati me Joe Biden

Para

Nami në Elbasan/ COVID19 infekton 17 persona, mes tyre efektivi i ‘Shqiponjave’ dhe drejtoresha e shkollës

Para
Nami në Elbasan/ COVID19 infekton 17 persona, mes tyre efektivi i ‘Shqiponjave’ dhe drejtoresha e shkollës

Nami në Elbasan/ COVID19 infekton 17 persona, mes tyre efektivi i ‘Shqiponjave’ dhe drejtoresha e shkollës

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Sigurimi vullnetar, ISSH tregon kush përfiton dhe kush përjashtohet

Sigurimi vullnetar, ISSH tregon kush përfiton dhe kush përjashtohet

nga Fast News
11:47 | 27/08/2025
0

Rikthehet gjuetia, hiqet moratoriumi mbi 10-vjeçar

Rikthehet gjuetia, hiqet moratoriumi mbi 10-vjeçar

nga Fast News
11:38 | 27/08/2025
0

Interesat e kredive, bankat fituan rreth 18 miliardë lekë në 6 muaj

Interesat e kredive, bankat fituan rreth 18 miliardë lekë në 6 muaj

nga Fast News
11:36 | 27/08/2025
0

Të gjithë e nisin nga zero, 5 mënyra për të filluar

Të gjithë e nisin nga zero, 5 mënyra për të filluar

nga Fast News
11:33 | 27/08/2025
0

Recent News

Sigurimi vullnetar, ISSH tregon kush përfiton dhe kush përjashtohet

Sigurimi vullnetar, ISSH tregon kush përfiton dhe kush përjashtohet

11:47 | 27/08/2025
Rikthehet gjuetia, hiqet moratoriumi mbi 10-vjeçar

Rikthehet gjuetia, hiqet moratoriumi mbi 10-vjeçar

11:38 | 27/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar