Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Sot u çlirua nga ‘kampi i ferrit’, kush është Floresha Rasha, gruaja e Diamantit që punonte si shpërndarës picash por u vra me snajper

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
Sot u çlirua nga ‘kampi i ferrit’, kush është Floresha Rasha, gruaja e Diamantit që punonte si shpërndarës picash por u vra me snajper
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Floresha Rasha është gruaja e parë shqiptare që u nxorr nga kampi Al-Hol në Siri dhe bashkë më tre fëmijët e saj, do të mund të kthehet në Shqipëri, e shoqëruar nga vetë kryeministri Edi Rama. Floresha do të duhet t’i krthehet jetës nga e para, vetëm me tre fëmijët e saj, pasi bashkëshortin me të cilin shkoi në Siri, e humbi nga një snajper.

Kush është Floresha, martesa me Diamantin dhe arratisja në kampet e luftës

Floresha Rasha është e veja e Diamant Rashës, e cila ndodhej në Siri që prej vitit 2014, vit në të cilin i shoqi iu vra në luftë. Ajo ishte e martuar me Diamant Rashën, i cili në Shqipëri punonte si shpërndarës picash, por kur shkoi në Siri, u njoh me emrin “Ebu Amar”.

Diamant Rasha u kthye në luftëtar për ngritjen e Shtetit Islamik, dhe në vitin 2014, u ekzekutua me snajper. Pas kësaj ngjarjeje të rëndë, Floresha Rasha kërkoi të kthehej në Shqipëri, po xhihadistët e bllokuan bashkë me fëmijët.

Diamant Rasha (Alias – Ebu Amar) ishte i biri i Shaban dhe i Xhemile, i datëlindjes 24.08.1980, lindur në Sllovë, Dibër e banues në Rruga “Ferit Xhajko” (Rr. Pal Hasa), Tiranë, me gjendje civile i martuar me fëmijë. Diamanti kishte frekuentuar xhaminë tek Unaza e Re në Tiranë ku ishte imam Genci Balla.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Diamanti jetonte me shpresën se një ditë, pas mbarimit të luftës, do të jetonte në Siri. Ai mendonte se aty duhet të jetonte çdo njeri që ishte i fesë islame. Sipas Diamantit, në Sham (Siri) do të shfaqen për herë të parë dhe shenjat e mëdha të kijametit (shkatërrimi përfundimtar i botës), në Sham do të zbresë imamë Mehdiu, do të shihet me sy të lirë dalja e Dexhallit (krijesë e mbinatyrshme) që përkon me fundin e jetës në tokë. Kështu, duke besuar fort në këtë bindje, Diamanti u nis më 16.01.2013 nga Tirana në Stamboll, Turqi për të vijuar më pas, me rrugën për në Siri.

Por, ëndrrën, nuk e realizoi dot, një vit më vonë, Diamanti u vra në luftë. Në vitin 2015, Shaban Rasha, babai i të vrarit, dëshmoi te Krimet e Rënda, në procesin gjyqësor në ngarkim të imamëve dhe besimtarëve të akuzuar për rekrutim të personave për vepra terroriste.

Shabani, me të njëjtat prirje si i biri, u shpreh krenar për djalin e tij dhe faktin se kishte rënë në luftë.

“Diamant Rashën e kam djalë. Ai ka ndërruar jetë. Di që është vrarë. Ka qenë në fronin e luftës në Siri kundër Bashar Al Asadit, kriminelit të historisë. Në dijeni për vrasjen e djalit tim më ka vënë krushku. Babai i nuses së djalit më tha që Diamanti është vrarë. Elhamdulila, i thashë, të gjithë do vdesim një ditë. Ata ishin vënë në dijeni. Djali im ka qenë nga ata burrat e rrallë. Ai gjithë veprimet e tij, gjithë dijeninë e kishte për Allahun. Edhe kur i thosha unë ndonjë gjë tjetër, më thoshte ‘stop’. Ai ishte i ndershëm, burrë i vendosur dhe që nuk mund të gënjehej apo mashtrohej prej askujt. Atë që kërkoi Allahu ia dha. Pas largimit të tij në Siri kemi komunikuar rregullisht me të. Të dhëna se ku ishte, ai nuk na jepte. Ai thoshte ‘jemi mirë dhe qofshi mirë’. Kaq. Djali im ka qenë te forcat komando në Shqipëri kur ka bërë shërbimin ushtarak. Djali më tha ‘babë, a je trim, më lër të shkoj’. I thashë ‘je i lirë’. Ai mori atë që kërkonte. Në shtëpinë time kanë ardhur rreth 4 mijë veta nga Kosova, Maqedonia e Shqipëria jo për të më ngushëlluar, por për të më uruar, për atë që i ndodhi djalit tim. Diamanti nuk ka shkuar për të marrë pjesë në ndonjë organizatë të caktuar. Jam shumë krenar. Kam rritur një trim, që ka rënë shehid dhe jo një frikacak,”– tha ai para gjyqit.

Pas

“Ku je se dua të të…o pj*shkë do të fus”, zbardhen përgjimet skandaloze!

Para

S’e ka parë prej gjashtë vitesh, Endrit Dumani rrëqeth me mesazhin për dajën që e kërkonte me ngulm

Para
S’e ka parë prej gjashtë vitesh, Endrit Dumani rrëqeth me mesazhin për dajën që e kërkonte me ngulm

S’e ka parë prej gjashtë vitesh, Endrit Dumani rrëqeth me mesazhin për dajën që e kërkonte me ngulm

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Të prodhosh atlete me robotë! – Prova e suksesshme e markës sportive në Korenë e Jugut

Të prodhosh atlete me robotë! – Prova e suksesshme e markës sportive në Korenë e Jugut

nga Fast News
12:00 | 14/03/2026
0

OSHEE rrit pagat për punonjësit e terrenit dhe inxhinierët elektrikë

OSHEE rrit pagat për punonjësit e terrenit dhe inxhinierët elektrikë

nga Fast News
11:00 | 14/03/2026
0

Një dado filipinase për fëmijën shqiptar

Një dado filipinase për fëmijën shqiptar

nga Fast News
10:30 | 14/03/2026
0

12 karakteristikat e një personaliteti tërheqës

12 karakteristikat e një personaliteti tërheqës

nga Fast News
10:00 | 14/03/2026
0

Recent News

Të prodhosh atlete me robotë! – Prova e suksesshme e markës sportive në Korenë e Jugut

Të prodhosh atlete me robotë! – Prova e suksesshme e markës sportive në Korenë e Jugut

12:00 | 14/03/2026
OSHEE rrit pagat për punonjësit e terrenit dhe inxhinierët elektrikë

OSHEE rrit pagat për punonjësit e terrenit dhe inxhinierët elektrikë

11:00 | 14/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora