• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Si t’i “lexojmë” vlerësimet e BERZH-it dhe të Bankës Botërore për ecurinë ekonomike?

nga Fast News
5 years më parë
në Ekonomi
0
Si t’i “lexojmë” vlerësimet e BERZH-it dhe të Bankës Botërore për ecurinë ekonomike?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Adrian Civici, rektor i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë

 





Më shumë sesa përfshirja në “luftën e shifrave” apo pozicionimet radikale në llogoret politike për thellësinë e recesionit në vitin 2020, apo rritjen ekonomike në 2021, “leximi” i vlerësimeve dhe parashikimeve të institucioneve të rëndësishme ndërkombëtare, si FMN-ja, BERZH-i apo Banka Botërore duhet bërë me lentet e analizave të specializuara dhe rekomandimeve thelbësore të tyre për marrjen e masave dhe hartimin e politikave sa më efikase e koherente në funksion të përballimit të pasojave të rënda, të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019 dhe krizës shumëdimensionale të shkaktuar nga pandemia e COVID-19. 

Parashikimet dhe vlerësimet e ndryshme për gjendjen dhe perspektivën afatshkurtër dhe afatmesme të ekonomisë shqiptare, të bëra nga qeveria dhe institucionet shqiptare dhe ato ndërkombëtare, janë të ndryshme, aq sa shpesh të krijohet përshtypja e një “loje kungulleshkash” me shifrat, sidomos me ato që kanë të bëjnë me rritjen ekonomike. Çdo ditë “bombardohemi me parashikime e vlerësime” për rënien dhe recesionin ekonomik të vitit 2020 dhe rritjen ekonomike të mundshme në vitin e ardhshëm 2021.

Qeveria parashikon një rënie ekonomike prej – 5-6%, Banka e Shqipërisë -7,6%, Banka Botërore -8,4%, BERZH-i -9%; ndërkohë që për vitin 2021 rritja ekonomike parashikohet: qeveria 6-7%, BERZH-i 4,5%, Banka Botërore 5 -5.5% etj. Por, e përkthyer në shifra konkrete, çdo 1% rritje apo rënie e PBB-së është e barabartë me rreth 150 milionë euro më pak apo më shumë si vlerë e re e krijuar apo e munguar në ekonominë shqiptare. Një diferencë prej 4% (-5% apo -9%) është e barabartë me 600 milionë euro, shifër që ndikon ndjeshëm në buxhetin publik, nivelin e borxhit, punësimin, të ardhurat dhe fuqinë blerëse, investimet publike, qëndrueshmërinë makroekonomike etj.

 Për këtë arsye, këto vlerësime e parashikime duhen analizuar me kujdes, për të kuptuar shkaqet thelbësore reale të evidentimit të tyre, duhen “përkthyer” si duhet, në mënyrë që konkluzionet dhe elementet kryesore të analizës së tyre të kuptohen drejt dhe më pas të korrigjohen, duke u kthyer në instrumente zhvillimi të qëndrueshëm për të ardhmen. Çdo gjykim “gjaknxehtë”, “gjakftohtë”, “nihilist” apo thjesht “politik” i tyre nuk shërben si “një analizë efikase nga rezultatet e së cilës do të vlerësohet objektivisht gjendja e ekonomisë, si dhe do të përcaktohen kurat dhe ilaçet përkatëse”. 

Në këtë këndvështrim, duhen parë e “përkthyer” dhe vlerësimet e fundit të BERZH-it (Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim) dhe të Bankës Botërore për pritshmëritë për ecurinë ekonomike të Shqipërisë dhe parashikimet për rritjen ekonomike vitin e ardhshëm. Me çfarë “lentesh zmadhuese” e shohin dhe e vlerësojnë BERZH-i dhe BB-ja ekonominë, kur parashikojnë një rënie ekonomike prej -8.4 apo -9% për 2020?, dhe një ulje drastike të parashikimit për 2021: vetëm 4,5% apo 5,5%, ndërkohë që pesë muaj më parë, në maj 2020, BERZH-i parashikonte një rritje prej 12% në vitin 2021?

Një ulje kjo shumë më e madhe se parashikimi për shumë vende të tjera të rajonit apo edhe më gjerë. Ku konsiston “radiografia” e BERZH-it dhe BB-së? Përse një recesion -8,4 apo -9%? Faktori i parë: ekonomia shqiptare mori dy goditje shumë të rënda, të njëpasnjëshme, – tërmeti i 26 nëntorit i 2019 dhe pandemia e COVID-19, veçanërisht periudha mars-qershor 2020.

Ndikimet më të mëdha negative erdhën nga sektori i turizmit, i cili ka punuar me më pak se gjysmën e kapaciteteve të tij – ndikim negativ që u ndie pothuajse në të gjitha vendet e botës që e kanë turizmin sektor të rëndësishëm të ekonomisë, aq më tepër në vendet tipike “turistike” të rajonit tonë, si Greqia, Turqia, Mali i Zi, Kroacia, Italia, Malta, Maqedonia e Veriut etj. Sipas Organizatës Botërore të Turizmit (UNOBT), “Rajoni Azi-Paqësor ka humbur 60 për qind të turistëve… Evropa ka humbur 58 për qind të turistëve… Lindja e Mesme humbi 51 për qind, ndërsa Amerika dhe Afrika humbën nga 47 për qind të turistëve të tyre…”.

Në Shqipëri goditja u amortizua relativisht nga numri i lartë i shqiptarëve të Kosovës që vazhduan të vijnë masivisht në Shqipëri, pavarësisht rrezikut të koronavirusit, si dhe nga rritja e turizmit të brendshëm, kryesisht si pasojë e mbylljes së kufijve dhe pamundësisë së lëvizjes jashtë vendit. Fakti që turizmi në Shqipëri e ka mbi 90% të aktivitetit të tij të shtrirë në muajt qershor-shtator, duke qenë një turizëm kryesisht veror e bregdetar, ndërkohë që sektori i turizmit kontribuon me rreth 1,8 miliardë euro/vit në PBB, ose rreth 20-22% e tij, është një nga faktorët kryesorë që BERZH-i dhe BB-ja kanë marrë në konsideratë në parashikimin pesimist për një recesion prej -8.4 deri –9% për vitin 2020.

Ndikimi tjetër negativ erdhi nga “goditja e rëndë që morën bizneset e vogla dhe të vetëpunësuarit”. Bizneset e vogla rezultuan me shkallë të ulët rezistence dhe të pambrojtura nga efektet e krizës: rënia e konsumit, ulje e xhiros, akses i kufizuar në financime, rënie e ndjeshme e fuqisë blerëse të klientëve, nevoja të paplotësuara për likuiditet për pagat dhe detyrimet ndaj furnitorëve, akses i limituar në fondin e garancisë sovrane, model biznesi i papërshtatshëm, nivel i ulët konkurrueshmërie, shkallë e lartë informaliteti, nivel i ulët produktiviteti dhe formimi profesional, gjendje e paqëndrueshme financiare, pamundësi pagesash detyrimesh gjatë këtyre muajve të vështirë etj.

Situata paraqitet e vështirë dhe për tremujorin e tretë të 2020-ës. Sipas revistës Monitor dhe listës së përditësuar të Tatimeve, në 4 muajt e fundit, rreth 2800 biznese kanë kaluar në status pasiv, duke evidentuar si shkaqe kryesore të mbylljes së aktivitetit të tyre: rënien e xhiros dhe fuqisë blerëse nga COVID-19, taksat vendore, gjobat, anulimin e shumë kontratave, pamundësinë financiare për të paguar qiranë dhe taksat, largimi në emigracion, për shkak të mungesës të punës, mbarimin e ndihmës në kuadër të paketave financiare 1 dhe 2 etj. “….Më të prekur nga kriza e COVID-19 rezultojnë të vetëpunësuarit, në rrobaqepësi, berberët, lavazhe, bilardo, pasticeri, por edhe ata në shërbime, si kafene, restorante, agjenci turistike dhe udhëtimi, shërbimi taksi, transporti i udhëtarëve dhe mallrave.

Sipas BERZH-it, protokollet e rrepta sanitare antiCovid që pritet të vazhdojnë edhe në muajt në vazhdim, bllokimi i lëvizjes normale të njerëzve, vështirësitë me natyrë tregtare e kontraktore, sidomos me vende partnere të rëndësishme tregtare, si Italia, Greqia, Turqia, Kina etj, frenimi apo dhe ristrukturimi i konsumit të shumë familjeve shqiptare, në përputhje me situatat e reja, ulja e të ardhurave për mjaft familje, frika e një rikthimi apo vale të dytë të pandemisë, paqartësitë dhe debatet politike në lidhje me paketën ndihmëse pro-biznes, apo planin e rimëkëmbjes, konfliktualiteti i lartë politik etj., edhe për muajt në vazhdim, duket se do të mbeten faktorë frenues për ekonominë shqiptare në përgjithësi dhe sektorët e prekur më rëndë në veçanti. Për BERZH-in dhe BB-në, këta mbeten faktori i dytë i rëndësishëm në goditjen që pësoi e vazhdon të pësojë ekonomia shqiptare.

Aq më tepër që të vetëpunësuarit dhe biznesi i vogël përbën mbi 90% të aktivitetit dhe punësimit në ekonominë shqiptare. Në kushtet e një situate të paqartë dhe plot rreziqe, të lidhura veçanërisht me ecurinë e pandemisë së COVID-19 në muajt në vazhdim, paqartësive të lidhura me ecurinë e ekonomive të vendeve kryesore partnere në tregti dhe kontrata bashkëpunimi, si Italia apo Greqia (në periudhën e mbylljes më të rreptë (mars-maj 2020) eksportet e mallrave drejt Italisë ranë mbi 40%, në krahasim me vitin e shkuar. Në përgjithësi eksporti i mallrave në shtatë muajt e parë të 2020 ishte 17% më pak se vitin e shkuar), si dhe situatës së rënduar politike e konfliktuale në Shqipëri, e cila e ndihmon pak ose aspak hartimin e politikave efikase të ndihmës ndaj bizneseve të vogla dhe ristrukturimin e ekonomisë shqiptare, edhe parashikimet për rritjen ekonomike në vitin e ardhshëm nuk janë aspak optimiste.

Paketat e deritashme “konsistojnë kryesisht në rritjen e shpenzimeve qeveritare, garanci sovrane dhe pagesa sociale. Këto masa janë të nevojshme për të parandaluar efektet e menjëhershme negative të krizës, por masat afatgjata do të jenë thelbësore për tejkalimin e saj”.

Sipas BERZH-it, “Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor predominohen nga një numër i madh biznesesh të vogla, të cilat janë më pak konkurruese se bizneset e mëdha… Përmirësimi i qasjes në financime për bizneset e vogla dhe të mesme si dhe konsulenca në hartimin e strategjive, marketingut, operacioneve, menaxhimit të cilësisë, eficencës së energjisë apo menaxhimit financiar janë elemente kyçe që mund t’i ndihmojnë me rritje dhe eficencë më të lartë. Kjo është gjithashtu në thelb të asaj që BERZH-i bën përmes instrumenteve të ndarjes së riskut me bankat tregtare për të çliruar kredidhënien për bizneset e vogla dhe të mesme dhe përmes programit për këshillim të bizneseve të vogla”.

Parashikimi për vitin e ardhshëm është kryesisht i ndikuar nga ndryshimi i pritshmërive për kohën e rimëkëmbjes nga pandemia dhe treguesit e rinj ekonomikë që sugjerojnë një rritje më të ngadaltë. Së treti, “Kriza si një oportunitet për hartimin e zbatimin e politikave të rëndësishme strukturore” që do ta përmirësonin ndjeshëm modelin ekonomik të Shqipërisë për vitet në vazhdim.

BERZH-i dhe Banka Botërore sugjerojnë adaptimin e një këndvështrimi dhe veprimi optimist afatgjatë të politikave të zhvillimit ekonomik, mbështetur në “reforma të rëndësishme strukturore”, të cilat duhet të synojnë “rritjen e konvergjencës së ekonomisë shqiptare me ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe në një perspektivë jo të largët me ekonomitë e vendeve të BE-së”, “rritjen e shpejtë të nivelit të produktivitetit dhe konkurrueshmërisë së disa prej sektorëve jetikë të ekonomisë shqiptare”, “rritjen e prodhimeve, shërbimeve dhe eksporteve për ta ristrukturuar ekonominë shqiptare drejt prodhimit dhe eksporteve më shumë sesa kundrejt importeve dhe konsumit”, “uljen drastike të informalitetit”, “përmirësime themelore të klimës së biznesit dhe krijimin e një mjedisi biznesi më tërheqës për investitorët, veçanërisht IHD”, “thjeshtimin dhe qëndrueshmërinë e sistemit dhe procedurave të taksave” pasi veçanërisht në këtë aspekt Shqipëria ka ndërmarrë e vazhdon të ndërmarrë një seri masash e politikash të paqëndrueshme, kaotike, afatshkurtra, populiste e elektorale, “modernizimin e ekonomisë me fokus kryesor teknologjitë e reja dhe inovacionin, start up dhe inteligjencën artificiale”, “politika të dedikuara për rritjen cilësore të aftësive dhe kompetencave të kapitalit njerëzor” pasi në këtë aspekt, Shqipëria po krijon një handikap shumë të madh në raport me vendet e rajonit dhe ato të zhvilluarat, “politika strukturore për përmirësimin e menaxhimit të investimeve publike dhe kufizimin e riskut fiskal që lidhen me programet e partneritetit publik-privat”, “politika specifike për përmirësimin e kapaciteteve zbatuese të administratës publike në kuadër të shfrytëzimit maksimal të burimeve të disponueshme, si dhe zvogëlimin e hendekut midis angazhimit të fondeve buxhetore dhe materializimit të projekteve” etj. /Fjala.al

Pas

“Ky muaj do jetë shumë kritik në Shqipëri”, ja çfarë thotë për maskën mjeku i njohur

Para

S’përmbahet “çifti” në mes të Tiranës, kryejnë marrëdhënie s*ksuale brenda makinës, para ministrisë (VIDEO+18)

Para
S’përmbahet “çifti” në mes të Tiranës, kryejnë marrëdhënie s*ksuale brenda makinës, para ministrisë (VIDEO+18)

S’përmbahet “çifti” në mes të Tiranës, kryejnë marrëdhënie s*ksuale brenda makinës, para ministrisë (VIDEO+18)

Të Gjitha

Arrihet marrëveshja tregtare SHBA-BE, ja cfarë thotë Trump

Arrihet marrëveshja tregtare SHBA-BE, ja cfarë thotë Trump

nga Fast News
10:52 | 28/07/2025
0

Freskohet moti! Ulje temperaturash dhe rrebeshe, ja çfarë pritet këtë javë

Freskohet moti! Ulje temperaturash dhe rrebeshe, ja çfarë pritet këtë javë

nga Fast News
10:49 | 28/07/2025
0

Veshjet për ushtrinë/ Manifaktura apel qeverisë: Mundësi strategjike, na ndihmoni me kontratat

Veshjet për ushtrinë/ Manifaktura apel qeverisë: Mundësi strategjike, na ndihmoni me kontratat

nga Fast News
10:00 | 28/07/2025
0

Ushqimet që janë të mira për t’u ngrënë në verë, mbrojnë lëkurën nga dielli

Ushqimet që janë të mira për t’u ngrënë në verë, mbrojnë lëkurën nga dielli

nga Fast News
09:30 | 28/07/2025
0

Recent News

Arrihet marrëveshja tregtare SHBA-BE, ja cfarë thotë Trump

Arrihet marrëveshja tregtare SHBA-BE, ja cfarë thotë Trump

10:52 | 28/07/2025
Freskohet moti! Ulje temperaturash dhe rrebeshe, ja çfarë pritet këtë javë

Freskohet moti! Ulje temperaturash dhe rrebeshe, ja çfarë pritet këtë javë

10:49 | 28/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar