• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Po ndodh ajo që u paralajmërua! Rriten rastet me virus, fillojnë kufizimet në këto qytete

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
Po ndodh ajo që u paralajmërua! Rriten rastet me virus, fillojnë kufizimet në këto qytete
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Rritja e rasteve me virus, ka detyruar kancelaren Angela Merkel dhe kryebashkiakët e 11 qyteteve të mëdha të vendosin për kontrolle më strikte në zonat urbane me numër të lartë infeksionesh si: Berlini, Frankfurti dhe qytete të tjera arrijnë nivele alarmuese.

Sipas Deutche Welle, kancelarja gjermane Angela Merkel tha, se do të prezantohen masa të reja për ato qytete ku rastet e virusit Corona janë përkufizuar me përqendrim të lartë infektimesh.





Për qytetet me më shumë se 50 raste për 100 mijë banorë brenda një periudhe shtatë ditore – një nivel i arritur tashmë në Berlin, Frankfurt e shumë qytete të tjera – duhet të zbatohen menjëherë kufizime më të ashpra. Gjithsesi, plani lë të hapur për intepretim masat që duhen marrë, në vend të renditjes së mundësive. Ai përfshin rregulla më të rrepta mbi mbajtjen e maskave dhe distancimit fizik, mundësinë e madhe për dalje me orar dhe kufizime në shitjen e alkolit në bare e restorante, në rastet kur një gjë të tillë e vlerësojnë autoritetet. Ata ranë dakord që duhet të merren në konsideratë edhe kufizime më të ashpra sa u përket në grumbullimeve publike dhe private.

Në marrëveshen e arritur midis bashkive dhe qeverisë federale paralajmërhet, se nëse këto masa nuk e ulin numrin e infektimeve brenda 10 ditëve, “masa të tjera kufizuese duke zvogëluar kontaktin publik, do të jenë të pashmangshme”. Por sërish, nuk u specifikuan se cilat do të jenë këto masa.

Merkel tha, se ajo ishte e vetëdijshme që kufizimet e rinovuara “do të dëmtojnë”, veçanërisht sektorin e gastronomisë, i cili është në vështirësi. Gjithsesi, ajo paralalajmëroi se rritja e rasteve mund të përshpejtohet më shumë nëse autoritetet nuk do të jenë më në gjendje të vijojnë gjurmimin e zinxhirit të infektimeve.

“Sa më shpejt që të ndodhë kjo, aq më shpejt përhapet virusi në mënyrë të pakontrollueshme” – tha Merkel gjatë konferencës për shtyp në Berlin (09.10).

Kancelarja vuri në dukje rivendosjen e kufizimeve në disa qytete, përfshirë Berlinin, dhe përgëzoi Mynihun, i cili vërtetoi se shpërthimet e infektimeve mund të mbahen nën kontroll me anë të rregullave për mbajtjen e maskës dhe distancimit fizik në shoqëri.

“Numrat e të infektuarve mund të rriten, por ne nuk jemi të pafuqishëm për ta ndaluar këtë” – deklaroi Merkel.

Merkel u kërkon kryebashkiakëve që të ndihmojnë në luftën kundër virusit

Deklaratat e Merkel erdhën pas takimit të së premtes (09.10) me 11 kryebashkiakët e qyteteve më të mëdha gjermane. Ata ranë dakord që autoritetet lokale të kërkojnë ndihmë nga Instituti Robert Koch (IRK) për sëmundjet infektive si dhe nga ushtria, nëse numri i rasteve rritet në 35 për 100 mijë banorë, brenda një jave.

Gjermania është lavdëruar botërisht për menaxhimin e deritanishëm të situatës pandemike. Vendi numëron 9589 të vdekur dhe 314.600 të infektuar nga COVID – 19. Shkalla në nivel kombëtar prej 11.55 vdekjesh për 100.000 banorë është dukshëm më e ulët se ajo e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (64.74), e Mbretërisë së Bashkuar (64.08) si dhe shumë vendeve të tjera europiane.

or zyrtarët gjermanë paralajmëruan, se duhet bërë më shumë për të shmangur mundësinë e një vale të dytë. Instituti Robert Koch tha, se ka pasur 4516 raste të reja të COVID-19 të raportuara të enjten (08.10). Shkencëtarët e RKI thanë, se disa qytete gjermane kanë arritur afër nivelit kritik paralajmërues të 50 infeksioneve të reja për 100.000 banorë. Shifra e Berlinit është 51, ndërsa numri i Këlnit qëndron në 49.8.

Sa “kushton” një tjetër mbyllje? Projeksionet ekonomike të bëra publike nga Ministria gjermane e Financave muajin e kaluar treguan se nuk ka plane për një mbyllje të gjerë të ekonomisë.

Drejtuesit e biznesit kanë paralajmëruar daljen kundër masave të tilla, duke sugjeruar që kjo mund të shkaktojë një valë falimentimesh dhe të pengojë më tej perspektivat e rritjes ekonomike të vendit./DW

Pas

Rritje e frikshme e infektimeve, rikthehet karantina e dytë? Kryeministri Rama del në lajmërimin urgjent

Para

Ultimatumi/ Rama: “Nga java e ardhshme maska do të jetë e detyrueshme kudo”, ndryshe ju pret ky ndëshkim i rëndë

Para
Ultimatumi/ Rama: “Nga java e ardhshme maska do të jetë e detyrueshme kudo”, ndryshe ju pret ky ndëshkim i rëndë

Ultimatumi/ Rama: “Nga java e ardhshme maska do të jetë e detyrueshme kudo”, ndryshe ju pret ky ndëshkim i rëndë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Ermal Dredha jep dorëheqjen si kryetar i bashkisë së Vlorës, zbulohen arsyet

Ermal Dredha jep dorëheqjen si kryetar i bashkisë së Vlorës, zbulohen arsyet

nga Fast News
21:42 | 10/09/2025
0

Varfëria në qytetet e mëdha të vendit, dyfishi i mesatare së BE-së! Në Shqipëri, 41.8% e popullsisë urbane është e rrezikuar

Varfëria në qytetet e mëdha të vendit, dyfishi i mesatare së BE-së! Në Shqipëri, 41.8% e popullsisë urbane është e rrezikuar

nga Fast News
19:24 | 10/09/2025
0

Emigrantët sollën një rekord prej 532 milionë euro për 6 mujorin e parë, prurjet drejt stabilizimit! Ja çfarë tregojnë të dhënat e BSH

Emigrantët sollën një rekord prej 532 milionë euro për 6 mujorin e parë, prurjet drejt stabilizimit! Ja çfarë tregojnë të dhënat e BSH

nga Fast News
19:20 | 10/09/2025
0

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

nga Fast News
14:58 | 09/09/2025
0

Recent News

Ermal Dredha jep dorëheqjen si kryetar i bashkisë së Vlorës, zbulohen arsyet

Ermal Dredha jep dorëheqjen si kryetar i bashkisë së Vlorës, zbulohen arsyet

21:42 | 10/09/2025
Varfëria në qytetet e mëdha të vendit, dyfishi i mesatare së BE-së! Në Shqipëri, 41.8% e popullsisë urbane është e rrezikuar

Varfëria në qytetet e mëdha të vendit, dyfishi i mesatare së BE-së! Në Shqipëri, 41.8% e popullsisë urbane është e rrezikuar

19:24 | 10/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar