• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Pasojat do t’i vuajmë kur…”, mjeku shqiptar në SHBA bën paralajmërimin e frikshëm për virusin

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
“Pasojat do t’i vuajmë kur…”, mjeku shqiptar në SHBA bën paralajmërimin e frikshëm për virusin
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Mjeku dhe drejtori i zhvillimit të vaksinave në “Geovax”, në SHBA Arban Domi në studion e “ABC News” foli për efektet e COVID-19, testet serologjike si dhe vaksinën. Gjatë bisedës në studio më gazetaren e “ABC News” Juli Xhokaxhi, Domi u shpreh se nuk duhet krijuar panik dhe se propaganda duhet shmangur sepse pasojat e tanishme sipas tij do t’i vuajmë në të ardhmen.

Sa i përket izolimit e konsideroi të vendim të gabuar dhe se për këtë arsye sipas tij mbyllja nuk duhet menduar si një opsion parandalues për përhapjen e koronavirusit.

“Tani njohim shumë më tepër, shkollat në Evropë janë hapur. Nuk duhet të shkaktojmë panik tek popullata. Vitet e ardhshme do të shihen edhe efektet tek fëmijët për shkak të këtij virusi. Qytetarët duhen ndërgjegjësuar përsa i përket maskës. Duhet të dinë rëndësinë, vlerën kur duhet dhe nuk duhet ta mbajmë maskën. Unë maskën nuk e mbaj se duhet mbajtur sepse e di që maska ka një mbrojtje, por edhe një limit në mbrojtje. Vënien maskës nuk duhet ta imponosh, por duhet ta edukosh”, tha mjeku.

Gjithashtu mjeku shpjegoi se vaksina e gripit nuk ndihmon për COVID-19 është një vaksinë e re dhe se bëhet çdo vit.

“Efikasiteti i vaksinës ndryshon nga një vit në tjetrin dhe nuk ka lidhje me koronavirusin, por ndihmon në faktin se qoftë edhe 35% të popullsisë ta shpëtojë nga gripi stinor, eliminon mundësinë në rastin kur ke simptoma të ngjashme me COVID-19, të identifikohesh me grip. Sa i përket testit serologjik përveç rasteve kur rekomandohet nga mjeku, nuk është i domosdoshëm pra nuk kanë vlerë të bëhen. Efikasiteti i tyre për të treguar nëse kemi kaluar apo koronavirusim është i ulët. Nuk mund të mbështetesh në të dhënat e testit serologjik. Testet serologjike mund të bëhen me dëshirë dhe sipas mundësisë financiare, por nëse dilni pozitiv nuk jeni 100% pozitiv dhe nëse dilni negativ nuk dilni 100% negativ. Më i sigurt është tamponi PCR dhe është në periudhën që jeni të infektuar. Nëse keni udhëtuar dhe dëshironi të bëni testin e tamponit rekomandoj të bëhet pas ditësh pasi është bërë udhëtimi”, tha ai.

Pyetje: Krijon vaksina imunitet më shumë se sa virusi në vetvete?

Domi: Absolutisht jo.

Sakaq ai shtoi: Që të zhvillosh një vaksinë duhen investime të mëdha, për fatin e keq tre katër apo pesë kompani kanë të njëjtën bazë, dhe eksperienca e mëparshme si në rastin e Sars1 tregoi që një vaksinë e tillë nuk është efikase. Antikorpet neutralizuese, njohin virusin apo pjesën qelizore që përdoren nga virusi për të hyrë dhe bllokojnë hyrjen e virusit në organizëm.

Këto lloj antikorpesh janë për 2-3 muaj dhe më pas bie imuni i tyre. Besoj që vaksina do të jetë shumë më e largët nga çfarë mendohet. Nuk ka vaksinë para një një apo një vit e gjysmë për të qenë të sigurt.

Plazma është nga pacientët dhe në përgjithësi është efikase, por gjithashtu ka limite, ndërsa dhe koktej sintetik që përdori presidenti amerikan është një imitim i plazmës por që mund ta përdorësh sipas dëshirës. Janë të limituar, por janë më të prodhueshëm se sasia e plazmës.

Pyetje: Çfarë duhet të bëjë shkenca sot që kur vaksina të jetë gati, qytetarët ta aplikojnë?

Domi: Shkenca duhet të jetë shkencë, duhet shpjeguar se sa e rëndësishme është për një 20-vjeçar të marrë vaksinën në krahasim me një 50 apo 60-vjeçar.

Ndikimi i temperaturave të larta ndaj COVID-19?

Domi: Në përgjithësi nuk ka rëndësi sa njerëz infektohen, por rëndësi ka sa njerëz janë shtruar në spital dhe sa persona humbin jetën. Në një mënyrë apo një tjetër virusi do të përhapej, ndërkohë gjatë verës

Valë do të ketë sa herë mbyllet dhe hapet, virusi do të bëjë atë që ka për të bërë. Mbyllja për mua nuk qëndron në këtë moment. Mbyllja konsiderohet kur sistemi shëndetësor nuk e përballon. Politikanët duhet të pranojnë se gabimin që bënë me mbylljen. Izolimi epidemiologjik bëhet kur e di që një sëmundje është në një zonë të caktuar, por jo kur sëmundja është përhapur.

Marrë nga abcnews.al

Pas

“Mos e ngatërro Ilirin me veten, ai është Ferrari, ti je bërë për pension”, Kryemadhi kapet keq me Ramën

Para

Me 2 milionë euro në 5 valixhe drejt Dubait, 30-vjeçares i ndodh gjëma

Para
Me 2 milionë euro në 5 valixhe drejt Dubait, 30-vjeçares i ndodh gjëma

Me 2 milionë euro në 5 valixhe drejt Dubait, 30-vjeçares i ndodh gjëma

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Connect Albania Forum

Connect Albania Forum

nga Fast News
16:45 | 14/11/2025
0

Eksperti i opozitës analizon buxhetin e Tiranës: Me “shumë koka”, paguan më shumë për stafet sesa për investimet

Eksperti i opozitës analizon buxhetin e Tiranës: Me “shumë koka”, paguan më shumë për stafet sesa për investimet

nga Fast News
12:34 | 14/11/2025
0

Arrestohet fallxhorja, kishte fituar 40 milionë euro, i mashtronte klientet se do gjenin burrë të pasur

Arrestohet fallxhorja, kishte fituar 40 milionë euro, i mashtronte klientet se do gjenin burrë të pasur

nga Fast News
10:30 | 14/11/2025
0

Bashkëpunimi Shqipëri-Itali, ja 10 marrëveshjet që u nënshkruan në Romë

Bashkëpunimi Shqipëri-Itali, ja 10 marrëveshjet që u nënshkruan në Romë

nga Fast News
10:00 | 14/11/2025
0

Recent News

Connect Albania Forum

Connect Albania Forum

16:45 | 14/11/2025
Eksperti i opozitës analizon buxhetin e Tiranës: Me “shumë koka”, paguan më shumë për stafet sesa për investimet

Eksperti i opozitës analizon buxhetin e Tiranës: Me “shumë koka”, paguan më shumë për stafet sesa për investimet

12:34 | 14/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar