• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Oliver Varhelyi në Tiranën zyrtare dhe zgjerimi i BE-së me Shqipërinë

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
Oliver Varhelyi në Tiranën zyrtare dhe zgjerimi i BE-së me Shqipërinë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Valbona MEZINI

Ka një paradoks në mënyrën sesi politikanët shqiptarë e trajtojmë debatin për integrimin në BE.





PS e shikon si një çështje të vetë BE-së, zgjerimin drejt Ballkanit Perëndimor, kurse politikanët opozitarë si një dështim të maxhorancës. Teksa topi politik i negociatave të zgjerimit në politikën e brendshme të Shqipërisë, hidhet sa majtas- djathtas e përplaset kuturu, “albitri” europjan ‘mban shënime’.

Koha ikën, Shqipëria përplaset sikur topi!

Sikurse e kanë cilësuar edhe kritikë të tjerë, një numër i madh zyrtarësh që paguhen pa sukses të na mirëqeverisin, ende nuk e kuptojnë se cdo divergjencë dhe interes pesonal mbi atë kombëtar, rëndon më shumë se çdo gjë tjetër mbi kurrizin e brishtë të shqiptarëve.

Komisionerin për Politikën e Fqinjësisë Europiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Oliver Varhelyi, vizitoi dje Tiranën zyrtare e sigurisht në mbështetje të përpjekjeve të BE-së për të mbështetur integrimin europian të Shqipërisë kërkoi konsensus për Kodin Zgjedhor. Shati interesave politike që gjithëherët tërheq nga vetja, do të jetë gjithëherët problemi panshqiptar.

Reforma Zgjedhore, është përcaktuar si kusht themelor për nisjen e negociatave të anëtarësimit teksa opozita ka premtuar se do të rikthej për rishqyrtim në Kuvend, ndryshimet e njëanshme të Kodit Zgjedhor.

Por partitë e mëdha që kanë bërë edhe zullumet e lëmshet e mëdha në kurriz të shqiptarëve, rikthim tek Marrëveshja konsensuale e 5 Qershorit. Sigurisht në këtë vend të marrë peng nga partitë e mëdha dhe padronët e tyre, marrëveshjet e politikës personale, janë sikurse marrëveshjet e ‘PADRINOVE’.

Në fakt e verteta e integrimit të vendit, duket se është shumë më komplekse. Brenda Unionit, ka vende që duan të rrisin stekën e standardeve të integrimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, shumë më lart sesa u veprua me Bullgarinë e Rumaninë, por nga ana tjetër, 25 shtete i janë bashkuar idesë gjermane për kushtet emergjente për Shqipërinë, drejt një vendimi pozitiv mbështetës.

Nga ana tjetër ka një të vertetë tjetër të madhe, klasa politike në Tiranë ka interes të mos ketë integrim të shpejtë, pasi një proces integrimi sigurisht që do të shoqërohej me më shumë monitorim apo dhe kontroll nga Unioni Europian, gjë që ‘i shqetëson’ politikanët shqiptarë.

Integrimi vendit do të shoqërohej me përballjen me drejtësinë të politikanëve të korruptuar dhe patjetër që do të kërkonte politika transparente dhe llogaridhënëse.

Nëse klasa politike do t’a donte integrimin, do t’a kishte evituar krizën politike ku ka zhytur vendin, do t’a kishte arritur lehtësisht akordin politik për kushtet gjermane dhe do të kishte punuar në formë e përmbajtje tjetër, për imazhin e Shqipërisë .

Politika 30 vjeçare pesha e të cilës deri më tani ka qenë pengese në lëvizjet arteriale të integrimit europian, do të duhet të rimodelojë strategjinë e brendshme integruese, në të kundërt gurët kilomentrikë europianë për Shqipërinë, do të jenë si udhëtimi ODISESË, i mundimshëm e i pamatë.

Mungesa e transparencës për proçeset zgjedhore politike, miratimet e kodit zgjedhor në mënyrë të njëanshme, sikurse numri tejet i lartë i emigrantëve që largohen nga vendi, ka përforcuar idenë e disa shteteve europiane të jenë skeptike ndaj Shqipërisë.

Pas

“Zoti ju dhëntë forcë për këtë dhimbje të madhe” Ndahet nga jeta profesori i njohur, kryebashkiaku i PS bën dedikim prekës

Para

Trump refuzon të marrë pjesë/ Merret vendimi: Ja si do të zhvillohet debati me Joe Biden

Para
Trump refuzon të marrë pjesë/ Merret vendimi: Ja si do të zhvillohet debati me Joe Biden

Trump refuzon të marrë pjesë/ Merret vendimi: Ja si do të zhvillohet debati me Joe Biden

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Sigurimi vullnetar, ISSH tregon kush përfiton dhe kush përjashtohet

Sigurimi vullnetar, ISSH tregon kush përfiton dhe kush përjashtohet

nga Fast News
11:47 | 27/08/2025
0

Rikthehet gjuetia, hiqet moratoriumi mbi 10-vjeçar

Rikthehet gjuetia, hiqet moratoriumi mbi 10-vjeçar

nga Fast News
11:38 | 27/08/2025
0

Interesat e kredive, bankat fituan rreth 18 miliardë lekë në 6 muaj

Interesat e kredive, bankat fituan rreth 18 miliardë lekë në 6 muaj

nga Fast News
11:36 | 27/08/2025
0

Të gjithë e nisin nga zero, 5 mënyra për të filluar

Të gjithë e nisin nga zero, 5 mënyra për të filluar

nga Fast News
11:33 | 27/08/2025
0

Recent News

Sigurimi vullnetar, ISSH tregon kush përfiton dhe kush përjashtohet

Sigurimi vullnetar, ISSH tregon kush përfiton dhe kush përjashtohet

11:47 | 27/08/2025
Rikthehet gjuetia, hiqet moratoriumi mbi 10-vjeçar

Rikthehet gjuetia, hiqet moratoriumi mbi 10-vjeçar

11:38 | 27/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar