Në prag të zgjedhjeve elektorale, presidenti Ilir Meta nuk i ka kursyer mesazhet e forta.
Të njëjtën gjë ai ka zgjedhur të bëjë dhe mëngjesin e sotëm.
Kreu i Shtetit i ka habitur të gjithë teksa ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shfaqet teksa ecën në pyllin me gështenja, duke mos e zbuluar vendin se ku ndodhet.
“Mirëmëngjes nga pylli me Gështenja! Po piqen”, është mesazhi i koduar i Metës që vjen si një paralajmërim i rradhës.