• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Kemi djalin me leuçemi…”/ Të harruar e pa asnjë shpresë, historia e trishtë e familjes Çaushi (Video)

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
“Kemi djalin me leuçemi…”/ Të harruar e pa asnjë shpresë, historia e trishtë e familjes Çaushi (Video)
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ngado nëpër Shqipëri, ne çdo qytet e fshat gjen familje që e kanë nga një hall nën çati. Vështirësitë ekonomike e sëmundjet janë hallet që stafi i emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” ndesh me shpesh, prandaj “Shqiptarët…” gjenden kudo, ne veri e jug, në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni kudo ku ka shqiptarë.

Stafi i emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” shkuan në fshatin Qafë Zezë të Kolonjës për të takuar familjen Çaushi. Emigrimi ka nisur ta tkurre prej vitesh, pak e nga pak këtë fshat. Të rinjtë ikin për mundësi të reja, por familjet kanë mbetur këtu. Janë 80 shtëpi, ne kemi ndalur tek njëra prej tyre. Këtu gjetëm një babanë këputur nga dhimbja dhe dy motra që dergjen në lot për vëllain e vogël, dritën e syrit të tyre.

Renaldi 11-vjeçar vuan nga leuçemia,“Unë jam Fiorela jam 18 vjeç, të jetosh këtu nuk është jetë. Situata ekonomike është shumë e rëndë, kemi ndihmën ekonomike 56 mijë leke të vjetra edhe ushqimi është i pakët, shikojmë datën derisa vjen data për të marrë ndihmën, babi punon shumë që të sigurojë drutë e dimrit. Ne përpiqemi të ndihmojmë prindërit me aq mundësi sa kemi. Ne kishim mamin dhe vëllain nuk është më këtu”,- thotë njëra nga vajzat e shtëpisë.

“Jam shumë e lidhur me vëllain, ai është shpresë për ne. Rrinim bashkë, kujdesesha për të, kur kisha shqetësim ma thoshte mua. Ai edhe pse i vogël i kuptonte kushtet, përpiqej të mos qahej. Edhe pse ishte 6 vjet më i vogël, thoshte do punoj. Na prishi planet tona, ëndrrat tona.

I ati i Renaldit nuk i mban dot lotët kur flet për të birin.

“Unë jam Benardi, jetoj në këtë banesë të ngritur me djersë me ndihmën e familjarëve. Rrobëtohem, kursej, tre fëmijë kam tre yje të pagëzuar, nuk di. Unë jam mësuar edhe më keq se kaq, po kam 5 muaj që po shkoj keq e më keq, më ka rënë halli i djalit, është me leuçemi. Mërzitem, shkoj në Tiranë e kam mendjen nga shtëpia”-thotë me lotët që i rrëshqasin faqeve babai I 11 vjeçarit.

Renaldoja ishte fëmija që solli gëzim të madh në shtëpi pas dy vajzave të para. Për aq kohë sa ka qene mirë, edhe ashtu i vogël e nuk i ishte shfaqur sëmundja, gjithmonë është përpjekur t’i bëhet krah babait në punet e fshatit.

E si të mos mjaftonin hallet ekonomike iu shfaq një sëmundje që i rrënoi të gjithë në shtëpinë e tyre. E kur sëmundja mbërrin në një shtëpi kaq të varfër, pesha bëhet edhe më e madhe. i ati Leonardi gjen punë nëpër fshat për të siguruar mbijetesën ndërsa e ëma Enkeleda është e papunë. /balkanweb

https://youtu.be/13quvzyGPSg

Pas

Po ndodh kërdia! Vjen paralajmërimi i fortë nga OBSH

Para

E zhdukur prej vitesh, rikthimi i bujshëm i Aida Shtinos! Ja në cilin televizion do ta shohim

Para
E zhdukur prej vitesh, rikthimi i bujshëm i Aida Shtinos! Ja në cilin televizion do ta shohim

E zhdukur prej vitesh, rikthimi i bujshëm i Aida Shtinos! Ja në cilin televizion do ta shohim

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

nga Fast News
19:00 | 10/11/2025
0

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

nga Fast News
18:30 | 10/11/2025
0

112 milionë euro të BE të bllokuara, ministri i Financave tregon se kur jepen fondet për bujqësinë

112 milionë euro të BE të bllokuara, ministri i Financave tregon se kur jepen fondet për bujqësinë

nga Fast News
18:19 | 10/11/2025
0

Bashkitë mbeten peng i ciklit të ndërtimit, rënia e lejeve godet të ardhurat e 9-mujorit

Bashkitë mbeten peng i ciklit të ndërtimit, rënia e lejeve godet të ardhurat e 9-mujorit

nga Fast News
17:11 | 10/11/2025
0

Recent News

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

19:00 | 10/11/2025
Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

18:30 | 10/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar