Në bashkëbisedimin e sotëm me gazetarët kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka folur dhe për zërat e fundit në lidhje me krijimin e një force të re politike nga ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli.
I pyetur në lidhje me këtë temë, lideri demokrat tha se në PD është i mirëpritur kushdo që kontribuon në largimin e Ramës, ndërsa kush bën të kundërtën e ka marrë përgjigjen dhe do ta marrë nga qytetarët.
‘Absolutisht nuk dua të paragjykoj askënd që ëhstë në opozitë me edi ramën, Por kush bënë të kundërtën e ka të pamundur ta fshehë. Çdokush që do të kontribojë në largimin e Edi Ramës është i mirëpritur.
Çdokush që vendos shenjën e barazimit mes Ramës që i ka hapur kaq shumë plagë vendit, dhe nga ana tjetër ka një opozitë që është përballur me të gjitha mënyrat, i shërben qeverisë. Ftesa ime ka qenë dhe mbetet për këdo, unë nuk flas me emra, pasi kjo nuk është çështje individësh. Aq më shumë për individë brenda PD që kanë patur ndryshimin e demokratëve. Kush përpiqet me apo pa maskë që të zgjasë largimin e Ramës, atë shqiptarët e kuptojnë shumë qartë’, tha Basha.