Lajmi që bëri më shumë bujë së fundmi në mediat italiane rozë ishte fakti që aktori i famshëm Gabriel Garko pranoi para ish-të dashurës së tij Adua de Vesco se kishte prirje të tjera seksuale.
Sipas yllit të ekranit, ai e kishte mbajtur të fshehtë këtë gjë prej vitesh.
Por ndërkohë një tjetër dëshmi tronditëse del për Garkon.
Bëhet fjalë për aktoren e njohur Eva Grimaldi, me të cilin ai ka bashkëjetuar për 8 vjet.
Ajo ka rrëfyer detaje të reja nga marrëdhënia me Gabriel Garkon.
Në një intervistë për “Chi”, ajo tha se ata ishin një çift, por e vetmja gjë që mungonte ishte marrëdhënia seksuale.
“Historia jonë lindi katërmbëdhjetë vjet më parë. Nuk kishte kurrë seks, ai kishte nevojë për mua dhe unë gjithmonë e mbrojta atë. Por ekziston një dashuri e thellë që na lidh edhe sot, dhe që shkon përtej sferës fizike … unë do të doja edhe të isha martuar ose doja të kisha një fëmijë me të”- ka rrëfyer Eva.
Disa ditë më parë gjatë transmetimit të Grande Fratello VIP, Garko nuk e tha drejtpërdrejtë se është homoseksual me premtimin se do të zbulonte gjithçka në “Verissimo” përballë Silvia Toffanit.
“Lidhja ime e parë e dashurisë ka qenë me një djalë që quhej Riccardo. Isha në lidhje me të për 11 vite. 14 vite më parë mora një shtëpi larg të gjithëve. Riccardo dhe unë jetonim bashkë, por jetonim një situatë false. Kur miqtë vinin për darkë, në fund të mbrëmjes ai bënte sikur largohej më pas kthehej prapë. Kur dilnim apo shkonim me pushime ishim gjithmonë grup”, ka rrëfyer Garko.