Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dalë në një konferencë për shtyp.
Ai ka vendosur të tregojë rastin e babait të një gazetari, që ishte prekur nga COVID19 por ka pritur 6 ditë derisa ti bëhej tamponi.
Sipas liderit demokrat Shqipëria është i vetmi vend në Europë me numrin më të ulët të testeve.
Më tej, Basha u shpreh se kur babai i gazetarit kishte shkuar në spital, 75% të pulmoneve i kishte të dëmtuara.
“Pak para se të vija këtu jam informuar se një pacient ka pritur 6 ditë për t’ju bërë tamponi. Informacioni më ka ardhur nga një kolegu juaji sepse i sëmuri ishte babai i tij. Pas 6 ditës kur ka shkuar në spital, është evidentuar se 75% e pulmoneve ishin të dëmtuara. Njerzit po marrin borxh, pacientët po zhyten në borxhe për pakteën e ilaçeve. Ata e kanë të pamundur të paguajnë paketën minimale prej 600 mijë lekësh”, tha Basha.