Vdekja e inxhinierit të njohur të Elbasanit, Edmond Tafa solli shumë hidhërim tek njerëzit dhe të afërmit e tij.
Rrjetet sociale u mbushën me postime ngushëlluese për Tufën. Ndër të tjerët, miku i tij Artur Guni kreu i Drejtorise së përgjithshme te shërbimit të transportit rrugor poston:
‘E pabesueshme largimi yt , kaq i shpejtë nga kjo jetë !Edmond Tafa , ky njeri qe gjithë kohën perhapte energji pozitive ndaj atyre qe e rrethonin , nuk do te jete me midis nesh ! Ne humbëm nje shok , nje mik , nje qytetar të denje të Elbasanit ! Kjo eshte fotoja e fundit, para se te semurej nga Covid , e NE shoqëria, nuk mund ta besonim se kjo semundje mund të të mposhte ty Mondi, e kjo do të ishte hera e fundit , që do të shihnim ! Ngushellime familjes dhe gjithë të afërmëve. R.I.P. MOND TAFA.’
Edmond Tafa u nis për në shtetin turk për një mjekim më të specializuar pasi ishte në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të COVID-19.