• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Eksperti zbulon deri kur do na duhet të mbajmë maska

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Bota
0
Eksperti zbulon deri kur do na duhet të mbajmë maska
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i ekipit që po drejton testimet e vaksinës së Oksfordit ka thënë se, maskat dhe distancimi social do të nevojiten deri verën e ardhshme. Andreë Pollard paralajmëroi se rregullat e rrepta duhet të ndiqen edhe nëse testimet globale rezultojnë të suksesshme.

Eksperti tha se vaksinat e para nuk do të jenë në dispozicion deri vitin e ardhshëm. Sipas tij ato pak që do të dalin, do të jenë vetëm për punonjësit e shëndetit.



Ai shpreson që testimet e fazës së tretë të përfundojnë deri në fund të dhjetorit të këtij vitit, por sipas Pollard jeta nuk do të rikthehet kaq shpejt në normalitet.

“Jeta nuk do të kthehet në normalitet deri verën e ardhshme. Mund të na duhen maska ??deri në korrik. Nëse arrijmë të kemi një vaksinë që është efektive në parandalimin e sëmundjes, kjo do të jetë mënyra më e mirë për të kontrolluar virusin. Por, në planin afatmesëm, ne do të kemi nevojë për trajtime më të mira. Kur kthehet jeta në normalitet? Edhe nëse do të kishim mjaftueshëm vaksina për të gjithë, sipas mendimit tim nuk ka gjasa që rregullat, distanca fizike dhe maska të hiqen në një kohë të afërt.

Derisa të kemi një nivel të lartë të imunitetit te popullsia, kur mund të ndalojmë virusin, në mënyrë që njerëzit më të prekshëm të jenë imunë, do të ketë një rrezik. Mbajtja e maskës dhe distancimi shoqëror nuk ndryshojnë. Vetëm kur të bien rastet serioze, qeveritë mund t’i lehtësojnë masat. Ky virus është lehtësisht i transmetueshëm.”- thotë Pollard.

Vaksina e Universitetit të Oksfordit, e prodhuar me gjigantin e ilaçeve AstraZeneca, është një nga nëntë vaksinat në të gjithë botën që kanë arritur testimet e fazës së tretë, faza përfundimtare. Kjo vaksinë shihet si kandidatja kryesore për t’u shpërndarë, sigurisht nëse ia del me sukses deri në fund. Ndërkohë, kryetarja e Task-Forcës së punës për vaksinat në Britani të Madhe, Kate Bingham thotë se, vaksina e Covid-19 do të jetë efektive vetëm 50 për qind. Bingham tha se çdo vaksinë e aftë të imunizojë kundër virusit, do të jetë aq efektive sa ajo e gripit.

Pas

Mbajtja e maskës me detyrim nga nesër, kjo është fleta e gjobës që do merni nëse se vendosni

Para

I vrau në momente intime/ Zbulohen detaje nga ngjarja “horror”, çfarë mori shqiptari prej tyre

Para
I vrau në momente intime/ Zbulohen detaje nga ngjarja “horror”, çfarë mori shqiptari prej tyre

I vrau në momente intime/ Zbulohen detaje nga ngjarja "horror", çfarë mori shqiptari prej tyre

Të Gjitha

Përfitimet nga Samiti, ga politikat për të rinjtë tek tregu i përbashkët

Përfitimet nga Samiti, ga politikat për të rinjtë tek tregu i përbashkët

nga Fast News
17:00 | 16/05/2025
0

Ku t’i kaloni pushimet këtë verë?

Ku t’i kaloni pushimet këtë verë?

nga Fast News
16:45 | 16/05/2025
0

Kush janë 10 sportistët më të paguar në botë në 2025? Cili kryeson?

Kush janë 10 sportistët më të paguar në botë në 2025? Cili kryeson?

nga Fast News
16:30 | 16/05/2025
0

Si të paraqiteni më të mençur sesa jeni?

Si të paraqiteni më të mençur sesa jeni?

nga Fast News
16:15 | 16/05/2025
0

Recent News

Përfitimet nga Samiti, ga politikat për të rinjtë tek tregu i përbashkët

Përfitimet nga Samiti, ga politikat për të rinjtë tek tregu i përbashkët

17:00 | 16/05/2025
Ku t’i kaloni pushimet këtë verë?

Ku t’i kaloni pushimet këtë verë?

16:45 | 16/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar