Në aksin rrugor Korçë-Pogradec është kapur në afërsi të fshatit Pirg një kamion me shtetas sirianë. Brenda të cilit u konstatuan më tepër se 40 sirianë.
Policia e Korcës i është vënë në ndjekje kamionit, pasi sirianët që kishin hyrë në mënyrë ilegale në Shqipëri, po transportoheshin kundrejt një shume parash.
Nuk është hera e parë që policia konstaton një tentatitvë të kalimit të paligjshëm të kufirit për të përfituar para.